Milo Gjukanoviq: Atë çfarë e bëri Serbia në Kosovë në vitet e 90-ta sot po ia bën sot Malit të Zi

Partia Demokratike Socialiste e Malit të Zi ka shpallur fitoren e kandidatit të saj Millo Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale

Partia Demokratike Socialiste e malit të Zi ka shpallur fitoren e kandidatit të saj Millo Gjukanoviq në zgjedhjet e sotme presidenciale. Deputeti i kësaj partie, Millosh Nikoliq, tha se në bazë të 80 për qind të fletëvotimeve të përpunuara Gjukanoviq ka fituar mbi 54 % të votave. Bëhet fjalë për një fitore të madhe dhe historike në fushatën, në të cilën Gjukanoviq ishte vetëm kundër të gjithëve. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Mali të Zi për zgjedhje të lira dhe demokratike. Haradinaj ndër të tjerash ka uruar edhe fitoren e presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq. Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Malin e Zi edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita me fotografi të studentëve të plagosur, Kuvendi në kaos dhe ligji për Bankën e Shqipërisë kalon pa debat

Deputetët e opozitës shqiptare rrethuan foltoren e Kuvendit të enjten, më 29 tetor 2026, duke …