Policia e Kosoves

Policia e Kosovës përjashton komunitetin Egjiptian-Ashkali nga konkursi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, në një reagim publik ka konstatuar se “me dashje apo pa dashje me qëllim apo pa qëllim, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e diskriminon dhe përjashton nga Konkursi Publik i Policisë së Kosovës kandidimin e pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian dhe Ashkali.  Sic shihet nga formulari i aplikimit Egjiptianët dhe Ashkalnjët nuk e kanë mundësinë të kandojnë pasi që i është mohuar e drejta e deklarimit të përkatësisë etnike për dallim me komunitetet tjera. Me këtë rast ne deklarojmë se kurr nuk do e lejojmë këtë praktikë diskriminuese nga e kaluara. Ne jemi kategori kushtetuese deri sa në konkurs përfshihen kategori jo kushtetuese (Qerkez dhe Kroat) dhe ky gabim është i pafalshëm. Egjiptianët dhe Ashkalinjët institucionin e Policisë së Kosovës e konsiderojn si institucion kredibil dhe nuk e presin përjashtimin nga ky institucione. Publikisht unë dhe kolegu im deputet z. Hetem Arifi deklarohemi nese ky gabim nuk korigjohet brenda 24 orëve, ne do të largohemi nga koalicioni Qeveritar i Qeverisë Haradinaj.

Shih konkursin

http://www.kosovopolice.com/…/Aneksi_-_2_Aplikacioni_i_modi…

Me respekt

Veton Berisha

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Përfaqësues i Komunitetit Egjiptian

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …