Ministri Lluka takon Komisioneren Evropiane, Mariya Gabriel, kërkon mbështetje për agjendën dixhitale të Kosovës

Lluka takon komisioneren Mariya Gabriel, kërkon mbështetje për agjendën dixhitale të Kosovës

Në kuadër të Samitit Dixhital për Ballkanin që po mbahet në Shkup, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka takuar Komisioneren Evropiane për Ekonomi Dixhitale dhe Shoqëri, Mariya Gabriel, me të cilën ka diskutuar për politikat që është duke i ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të fuqizuar transformimin dixhital. Me këtë rast, Ministri Lluka ka kërkuar përkrahje nga Komisionerja Gabriel për fonde shtesë në projekte të reja që kanë të bëjnë me dixhitalizimin industrial, transformimin dixhital tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe edukimin e fëmijëve në këtë fushë. Një temë tepër me rëndësi që u diskutua gjatë këtij takime ishte përfshirja e Kosovës në marrëveshjen e roamingut me të gjitha vendet e Ballkanit, gjë që do të realizohet.

Ndryshe, në kuadër të Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor, Lluka ishte pjesë në panelin e parë me temë Aftësitë Dixhitale (Digital Skills) ku është diskutuar për rëndësinë e sektorit në zhvillim ekonomik të vendit, ku prezantoi projektin që është para lansimit për shtrirjen e rrjetit brezgjerë përmes Bankës Botërore. Gjithashtu, kreu i MZHE-së ka vizituar edhe ekspozitën/panairin e kompanive nga sektori i teknologjisë informative, në të cilën po marrin pjesë edhe kompani nga hapësira shqiptare. Ministri Lluka është shprehur i kënaqur me prezencë të madhe të kompanive dhe ekspertëve nga Kosova, të cilët kanë mundësuar që Kosova të jetë lider në rajon në fushën e teknologjisë informative.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …