Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti iu ka përgjigjur akuzave të deputetit të LDK-së, Anton Çuni

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti iu ka përgjigjur akuzave të deputetit të LDK-së, Anton Çuni

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti u është përgjigjur akuzave të deputetit, Anton Çuni, i cili ka thënë se Haliti ka keqpërdorur fonde gjatë luftës. Haliti ka pranuar se  ka pasur raporte me Ibrahim Rugovën, me Bujar Bukoshin me Bujar Mehmetin me Shaqir Shqirin, e Anton Kolën, duke thënë se me të gjithë ka biseduar herët e deri të themelimi i fondit kombëtar, e deri te prishja e fondit nga Bujar Bukoshi dhe Ali Aliu- që kanë qëndruar në fondin e 3 për qindëshit. Haliti ka thënë se e njeh mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës, por nuk dëshiron t’i analizojë këto gjëra.  “Ahmet Krasniqi ka qenë vullnetmirë, ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon qeveria e Kosovës në mërgim do t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm për ta udhëhequr luftën. Ky ka qenë premtimi me shkrim. Me shkrim është”, tha Haliti. Anton Çunit në seancën e sotme plenare tha se ka dëshmi që Xhavit Haliti i kishte marrë nga ish-ministri i Mbrojtës së Qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …