leoni

Në Australi, sipas statistikave të këtij shteti të largët, jetojnë rreth 14.000 shqiptarë

Në Australi, sipas statistikave të këtij shteti të largët, jetojnë rreth 14.000 shqiptarë

Në takimet që zhvilloi ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Jashtme australiane dhe Departamentin e Arsimit dhe Trajnimeve në Canberra, u tha se në atë vend do mbërrijë së shpejti shumë libra në gjiuhën shqipe për shqiptarët të jetojnë atje Në vizitën e parë të një zyrtari të lartë pranë komunitetit shqiptar në Australi, Majko i shprehu mirënjohjen autoriteteve vendase për standardet e larta në trajtimin e emigrantëve, duke thënë se integrimi dhe ruajtja e identitetit nuk janë në konflikt me njëri–tjetrin. Duke përshëndetur përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin shkollor në vendet ku përqendrohen me së shumti shqiptarët, të tilla si Melbourne, Majko i kërkoi Drejtorit për Evropën dhe Azinë në Departamentin e Arsimit, Craig Johnson, bashkëpunim në projektin e shpërndarjes së librave shqip në Australi dhe atë të mundësimit të librave online. Zyrtari i lartë Australian vlerësoi iniciativën e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me atë të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në realizimin e këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i nuk e lejon ministrin Liburn Aliu të hyjë për vizitë në komunën e Leposaviqit

Largimi i Liburn Aliut trondit Vetëvendosjen: nga “gur themeli” në përplasje me Kurtin

Dorëheqja e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk është një dorëheqje …