leoni

Rashiti: Procesi i liberalizimit varet nga vullneti politik i vendeve të Bashkimit Evropian

Rashiti: Procesi i liberalizimit varet nga vullneti politik i vendeve të Bashkimit Evropian

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, drejtori i Grupit Ballkanik të Politikave, Naim Rashiti ka thënë se procesi i liberalizimit varet nga vullneti politik i vendeve të Bashkimit Evropian. Ai ka shtuar më tutje se nëse Komisioni Evropian del me opinion për vizat, ai do të jetë pozitiv, përndryshe, ai raport shtyhet dhe nuk del fare. Nëse del një opinion i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, ai patjetër që do të jetë pozitiv, por nëse opinioni vonohet, ky nuk është lajm i mirë për Kosovën. Pas opinionit të Komisionit Evropian, fillon procedura reale e ndryshimit të rregullores së Parlamentit Evropian. Procesi i liberalizimit varet nga vullneti politik i vendeve të Bashkimit Evropian, për të siguruar votën e kualifikuar prej 65% të totalit të këtyre vendeve, ka thënë mes tjerash drejtori i Grupit Ballkanik të Politikave, Naim Rashiti.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …