Gjykata Supreme ka marr vendim që rasti “Drenica 1” të kthehet në rigjykim

Gjykata Supreme ka marr vendim që rasti “Drenica 1” të kthehet në rigjykim

Avokati Tomë Gashi, që në procesin “Drenica 1” mbrojti ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka njoftuar se Gjykata Supreme ka marr vendim që rasti “Drenica 1” të kthehet në rigjykim. Avokati Gashi ka shtuar më tutje se më në fund padrejtësia e qëllimshme ndaj Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi do të përfundojë, dhe së shpejti ai duhet të lirohet i pafajshëm. Ditën e fundit të punës së misionit të dështuar të EULEX-it në Kosovë ne ekipi i avokatëve mbrojtës të tij kemi pranuar aktgjykimin me të cilin është aprovuar ankesa jonë dhe rasti ‘Drenica 1’ është kthyer në Rigjykim ngase janë vërtetuar padrejtësitë ndaj tij dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së të dënuar padrejtësisht në këtë rast, ka përkujtuar avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …