Ekipi Drejtues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe ka intensifikuar punën për krijimin e statusit të AKS

Ekipi Drejtues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe ka intensifikuar punën për krijimin e statusit të AKS

Ekipi Drejtues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe ka intensifikuar punën për krijimin e statusit të AKS-së. Drejtues të këtij ekipi janë pritur në takim nga ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq të cilin e njoftuan me angazhimet që po bëhen për krijimin sa më të shpejt të statusit të Asociacionit të Komunave Serbe. Ekipi drejtues ka shfaqur shpresën se ndërkohë do të ketë rastin që për punën në hartimin e statutit të bisedojë me Këshillat për zbatim të Beogradit, Prishtinës e Brukselit, që është në përputhje me marrëveshjen përkatëse dhe me mandatin e Ekipit Drejtues, thuhet në komunikatën për media të këtij ekipi. Gjatë takimit të zhvilluar, ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq është njoftuar se Ekipi Drejtues, gjatë dy muajve të shkuar, është takuar me shumë ekipe ekspertësh dhe me ta ka biseduar për fushat që do të jenë pjesë e statutit të AKS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …