leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Nuk është burrni mos me marrë pagën dyfish, sikur bën ministri Bedri Hamza dhe stafi i tij (!)

Lidhur me refuzimin e pagës me rritje qind për qind nga Ministri i Financave, Bedri Hamza ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili thotë se refuzimi i marrjes së dyfishuar të pagës nuk është burrni. Edhe unë mundem mos me marrë pagën, në fakt jam në atë mundësi mos me marrë pagën, por  ministri le të ndihmojë për t’u përshpejtuar ligji për nivelizimin e pagave, le të na përkrah në rritje të pagave, le të jetë më vizionar në këtë, por qasja e tij nganjëherë është e pakuptimtë”, tha Haradinaj. Burrëria, duket se po mbetet vetëm fjalë abstrakte, për politikanët,  ose nuk është kuptuar si duhet, sepse në fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe në traditën dokesore shqiptare, ky fenomen përcaktohet pikërisht në vendimin e ministrit, Bedri Hamza, e kurrsesi ashtu sikur e ka kuptuar kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës …