Kadri Veseli me besimin e dhënë do t’i prijë luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit

Kadri Veseli në Prizren thotë se Dekada e Re i takon rinisë inovatore të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministra e deputetë të PDK-së, mori pjesë në hapje të kuvendit zgjedhor të Rinisë Demokratike në Prizren ku morën pjesë qindra të rinj prizrenas që i janë bashkuar PDK-së në këtë proces zgjedhor. Veseli tha se Partia Demokratike e Kosovës si partia më e madhe në vend po fuqizohet me mijëra të rinj duke u reformuar kështu për Dekadën e Re për ta udhëhequr vendin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturave euro-atlantike dhe në partneritet të përhershëm me SHBA. “Partia Demokratike e Kosovës është partia më e madhe në vend sepse gjithmonë rritet e reformohet me të rinj, me ide inovatore e me profesionistë që i shërbejnë qytetarëve e shtetit në rrugën e zhvillimit e integrimit. Jam i lumtur që në Dekadën e Re, Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon zgjedhje të brendshme të cilat po rikonfirmojnë fuqinë dhe rritjen e reformën me mbi 20 mijë të rinj nën moshën 25 vjeçare”, tha lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …