Jeta dhe vepra e Skënder Ibishit, një tërësi e veçantë në shërbim të kombit e Atdheut

Jeta dhe vepra e Skënder Ibishit, një tërësi e veçantë në shërbim të kombit e Atdheut

Një vit më parë u nda nga familja, të afërmit, shokët e bashkëveprimtarët, Skënder Hamdi Ibishi, njëri ndër ish të burgosurit politikë nga regjimi i RSFJ-së në vitet 80-të,  të shekullit të kaluar.

Ai kishte një natyrë të qetë.  Ishte shumë i përmbajtur, jo imponues, në dukje i tërhequr, por mjaft i gjallë në komunikim dhe reflektim të problemeve shoqërore si ato të së kaluarës, por edhe aktualet.

Kam pasur rast ta njoh personalisht  gjatë një vizite që më kishte bërë në Radion Kosova e Lirë disa vjet më parë.  Asokohe kishte sjellë një shkrim vlerësues për demonstratat e vitit 1981 me theks të veçantë për organizatën PKMLSHJ dhe pjesëmarrjen e saj në demonstrata.

Ja si e kishte përkufizuar konkretisht Lëvizjen atdhetare të kohës,  Skënder Ibishi.

Lëvizja jonë për barazi, pavarësi,  liri kombëtare e shoqërore, ashtu sikur edhe çdo lëvizje tjetër e ngjashme ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke u përballur me sfida dhe rreziqe nga më të ndryshmet, pa përjashtuar edhe fërkimet e konfliktet e ndryshme, në njërën anë të cytura e të ndikuara edhe nga shërbimet e armikut pushtues, e në anën tjetër edhe nga ambiciet e personave e segmenteve të caktuara grupore e sektare, për dominim e imponim, të pikëpamjeve të tërë lëvizjes sonë.

Pa marrë parasysh këto fakte, disa nga protagonistë e këtyre ngjarjeve kanë ndërruar pozita, jo vetëm ideologjike, dhe nga revolucionarë të majtë kanë kaluar  në të djathtë, që mbajnë edhe qëndrime armiqësore karshi aspiratave dhe forcave progresive aktuale, në vend dhe në botë.

Bashkimi i arritur në mes forcave të atëhershme atdhetare e revolucionare përpos bashkimit – për shkak të rrethanave – të detyrueshme, ideore, nuk rezultoi edhe me bashkim të mirëfilltë fizik, në një strukturë të vetme organizative e vepruese.

Mjerisht kjo nuk ndodhi as në kohën e pluralizmit politik te viteve te 90-ta në hapësirat shqiptare. Përkundrazi ky bashkim dhe Lëvizja jonë, përpos goditjeve nga ana e armikut dhe pengesat tjera të natyrës objektive, u përball pareshtur edhe me situata të luftës së brendshëm imponuese e dominuse.

Megjithatë, edhe si e atillë kjo lëvizje arriti të ruajë dhe ta zhvillojë një kontinuitet, i cili në fund rezultoi edhe me luftën e armatosur, intervenimin ndërkombëtar dhe shpalljen e pavarësisë vetëm të Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, ndërsa viset tjera shqiptare mbetën edhe më tej të ndara e të shtypura.

Në kohët e fundit, në shkrime të ndryshme dhe libra të publikuar, hidhen disa hipoteza që përpiqen  të venë në pikëpyetje ngjarje e veprime të faktuara e të dokumentuara, të cilat mund të vërtetohen edhe nga protagonistë pjesëmarrës të tyre ende gjallë. Këta pretenduesit e të vërtetave të tjera, të paqena, të padëshmuara e të pa dokumentuara, edhe tani pas më se 30 e sa viteve, përpos interpretimeve subjektive, do të duhej të publikonin dhe dokumentonin, që paska pasur edhe ndonjë bashkim tjetër.

E shoh të rrugës, që sot këtu, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Skënder Ibishit, i cili ishte dënuar 12-vjet burg ndërsa kishte mbajtur afër tetë vite, ta them publikisht, pavarësisht se jemi duke e përkujtuar atë, dhe ndoshta dikush mendon se kjo çështje nuk do të duhej të hapej, por për hir të së vërtetës duhet pranuar hapur  se jo vetëm njëherë është vënë dyshimi mbi këtë organizatë,  por kreu dhe pjesëtarët e saj janë dënuar me burg të rëndë për vepra po ashtu penale, për atë që përkufizohej si bashkim dhe veprimtari anti-jugosllave në platformë të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Pavarësisht se si ishin emërtuar këto organizata, emërues i përbashkët i shumicës dërrmuese të tyre, ishte  mbështetja në konceptin marksist leninist për të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Të mos harrojnë se aso kohe, dy të tretat e shteteve të botës përshkoheshin nga kjo ideologji. Për regjimin jugosllav nuk ishte fare me rëndësi se si quhej organizata, qoftë OMLK, PKLMSHJ apo ndryshe, sepse të gjitha ato, pa përjashtim kishin përkrahur kërkesën plebishitare: Republikë-kushtetutë ja me hatër ja me luftë?

Po kështu, duk duhet harruar se në kuadër të kësaj organizate ishin dënuar  disa grupe të rinjsh dhe të gjithë kishin mbajtur qëndrim revolucionar. Më 15 shkurt të vitit 1983 ishte dënuar grupi më i madh për nga numri i organizatave të deriatëhershme, 23 syresh prej 1 e deri në 14 vjet burg.

Fakti se disa nga krerët e organizatës kishin punuar legalisht në organet e shtetit, qoftë edhe në armatën e Jugosllavisë, në asnjë mënyrë nuk nënkuptonte, bashkëpunim apo përkrahje të regjimit. Në një moment të caktuar secili ka marrë qëndrimin e tij.

Skënderi ishte shumë konsekuent në mbrojtjen e së vërtetës, Ai ishte e ndërgjegjshëm se jo të gjithë të burgosurit kishin pjekurinë dhe njohurinë e duhur për të gjykuar drejt, sepse jo të gjithë ishin në nivel, arsimor dhe intelektual dhe në nivel moshe  të kuptonin se një organizatë mund të kishte një qëndrim më liberal në dukje, sikur ishte kërkesa e PKMLSHJ-së për krijimin e një republike të Shqiptarëve në Jugosllavi, pa kërkuar fillimisht bashkimin me Shqipërinë.

Në parim dhe në veprim nuk kishte asgjë të dënueshme në atë koncept politik, edhe pse dihet se ajo nuk i kishte bërë fare përshtypje regjimit, përkundrazi kjo organizatë ishte trajtuar thellësisht armiqësore, nacionaliste e irredentiste, si gjithë të tjerat.

U zgjata ndoshta pak më shumë në këtë drejtim por kjo ka qenë brenga, që pa të drejtë e ka mbajtur mbi supe Skënderi, para, gjatë dhe pas luftës. Dhe, kjo do të thotë shumë, sidomos për ata që janë përfolur e përfolën pa të drejtë, pa fakte reale, por në stilin, po flitet, kam dëgjuar, e di unë, ma ka thënë filani apo fisheku, apo edhe shprehje të tjera që nuk e kanë vendin t i flasim me këtë rast.

Andaj sot, kur po e përkujtojmë Skënderin, duhet të kemi kujdes e mos t’i lëndojmë bashkëvuajtësit tanë, sepse i paskan takuar kësaj apo asaj organizate.

Jemi popull i vogël dhe kurdoherë në gojë të mega mujsharëve të globalizmit, që kanë vendosur dhe do të vendosin sërish për fatin tonë. Nuk guxojmë kurrsesi  ta vëmë në dilemë qëndresën e atyre  që e kanë kaluar  pjesën më të mirë të jetës nëpër burgje, apo kanë qenë të detyruar të largohen nga atdheu dhe tërë jeta u ka shkuar në mërgim larg familjeve, larg Kosovës.

Skënderit i qoftë lavdi e përjetshme për jetën dhe kontributin që i ka dhënë kombit e atdheut, familjarëve dhe bashkëveprimtarëve të tij u qoftë përjetë i paharruar kujtimi për të!

Marigona, Fjolla e Taulanti përherë të jenë krenarë për babanë e tyre të dashur e të respektuar!

 

Ahmet Qeriqi

  1. 7. 2018

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …