A. Prapashtica: Lufta qytetare në Siri kundër diktatorit Asad ashtu si lufta kundër diktatorit Franko në vitin 1936

Jo përse nuk me dhimbset populli i vuajtur sirian dhe fëmijët që  në Siri po vriten nga plumbat e të rriturve,  por përse  Kombi dhe Atdheu i ynë i ndarë në 6 shtete ka aq shumë halle sa mua nuk me ka shkau mendja që të merrem edhe  me hallet e Sirisë!  Mirëpo, shkuarja e vullnetarëve  në Siri  për të ndihmuar popullin sirian për përmbysjen e DIKTATURËS FASHISTE TË GJENRAL ASAADIT, lajmet e shpeshtuara mbi vrasjet e shqiptarëve që jetojnë prej kohëve në Siri si koloni shqiptare dhe mbi vrasjet e shqiptarëve që shkuan vullnetarë  në Siri, me detyroi të merrem me këtë temë.  Natyrisht se në këtë me nxiti edhe debati herë – herë jo parimor nga pozitat e ekstremeve të kundërta, të cilat situatën konfuze në Siri e mjegullojnë edhe më shumë me deklarata të pa përgjegjshme!

Fillimisht lufta qytetare ishte pak a shume e çart sepse fjalë ishte për lufte mes forcave të rezistencës dhe forcave të regjimit fashist të Diktatorit Asaad. Por, në këtë lufte qytetare pastaj u përzien edhe duart e shërbimeve të spiunazhit global dhe luftën qytetare e shndërruan në një anarki kriminale me qellim djallëzor që të vriten sa me shumë sirian. Ka dyshim se një pjesë mire e autobombave  që vihen pran vendeve ku lëvizin shumë njerëz, mund të jen të vendosura edhe nga agjenturat e huaja të spiunazhit diverzanto-subverziv, qe atje maskohen me motive të llojllojshme ! Pra, Populli i Sirisë është në hall të madh dhe vetëm për vetëm, pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare është i gjykuar që të shkon drejt shfarosjes!

Deri me tani as OKB dhe as fuqitë e mëdha nuk treguan as interesim serioz dhe as gatishmëri që të bëjnë përpjekje praktike për ndaljen e kësaj lufte qytetare. Deri me tani Popullit të Sirisë i dolën në ndihmë vetëm disa qindra vullnetar nga e terë bota, në mesin e te cilëve ishin dhe janë edhe disa shqiptar. Disa prej këtyre vullnetarëve edhe u vranë këto ditë. Unë ju  shpreh ngushëllimet e mija  edhe  familjarëve shqiptar  të dëshmorëve  që jetojnë në Siri edhe të familjarëve të dëshmorëve  shqiptar qe jetojnë në mbar atdheun ton!

U tha dhe u shkrua mbarë e mbrapsht për ta! Për motivet e tyre të shkuarjes dhe për luftën e tyre u thuren gjithfarë legjendash, shumica e te cilave nuk la lidhje me realitetin. Fakt është se ata  fisnikërisht po i flijojnë jetët e veta për lirin  e një populli tjetër dhe kështu po e kthejnë  një pjese të borxhit ndaj atyre dëshmorëve të huaj qe ranë në luftën e UÇK për çlirimin e Kosovës! Por, këta dëshmor po përgojohen nga ata që nuk kanë qen në gjendje të flijohen as për popullin e vet e le me të flijohen për Popullin e Sirisë! Natyrisht se ata  sirian që janë në anën e Diktatorit Asaad, këta vullnetar i shohin si armiq dhe synojnë ti vrasin kudo që munden!

 

Nuk ka dyshim se në  tmerrin e kryengritjes siriane kanë gishte edhe Fuqitë e Mëdha, të cilat me gjakun e popullit sirian po i shkruajn kufijtë e ri te sferave të tyre të interesit. Siria është vetëm një pjesë e mozaikut të hartave gjeostrategjike e politike të fuqive të mëdha. Gjak po kullon Afganistani, gjak po kullon Iraku, gjak po kullon  Palestina, Libani etj. dhe se shpejti gjak ka me kullua edhe Irani. Mua as që më intereson as besimi as ideologjie politike  e këtyre vendeve, por me intereson shumë që atje të ndalet vrasja e fëmijëve dhe e popullatës civile në përgjithësi nga industria e luftës që derdh gjak për naftë!

Nëse i merr armët që përdoren atje  shihet se ato nuk janë prodhuar në ato vende fare, por se kanë shkuar atje nga bota e “civilizuar”, kryesisht nga  ish Bashkimit Sovjetik dhe nga vendet e Bashkimit Evropian e nga Kina! Me këto armë të huaja po vriten fëmija sirianë. Në Siri ka njerëz edhe të besimit të krishterë edhe të besimit islam. Por,  s´ka lidhje se cilës fe i takojnë ata, sepse ata janë njerëz  të pa fajshëm që po vriten, dhe kjo shfarosje e popullit sirian duhet te ndalet!

Andaj kur institucionet shtetërore  dhe ato fetare bëjnë thirrje që të mos shkojnë në Siri  vullnetar nga tera viset shqiptare, ato kanë të drejte në thirrjet e tyre vetëm kur  vet institucionet shtetërore  dhe ato fetare ndërmarrin masa që t´i ndihmohet popullit sirian, ashtu si kanë organizuar  popujt e gjithë botes ndihmën ndaj shqiptarëve në 1998-99 në luftë kundër diktaturës fashiste serbe të Millosheviqit. Institucionet shtetëror dhe ato fetare shqiptare e kanë edhe për obligim që të përkujdesen për fatin e kolonisë shqiptare në Siri si bashkëkombës tan! Kështu shteti mundet të kontrollon edhe shkuarjen e vullnetarëve dhe të kontrollon sjelljet e vullnetarëve atje, sepse mes tyre mund të mos jen të gjithë engjëj !

 

Pavarësisht nga mbulesa  politike, ideologjike apo fetare e vullnetarëve shqiptar  që po marrin pjesë në kryengritjen siriane kundër diktaturës të Asaadit, ata si vullnetar  përngjajnë shumë në vullnetaret shqiptar që morën pjese në luftën qytetare të Spanjës kundër Diktatorit Fashit Franko!  Ka ngjashmëri edhe në atë se   në atë kohë Diktatori nazist Adolf Hitler  i ndihmoi Diktatorit Fashit Franko, njësoj sikur që sot hapur apo fshehur po i ndihmon Diktatori Fashit rus Putini, Diktatorit Fashit Asaad në luftë kundër popullit të vet!  Pjesa tjetër e Botes po bën sehir dhe po pret që Putini të forcohet  dhe të fillon të ushtron rolin e Hitlerit  në Evropë dhe në EUeropë!

Për këto arsye i bëj thirrje Presidentit Obama, Premierit Britanik Dejvid Kamerun,  Kancelares Merkel, Kryeministrit Erdogan dhe burrështetasve tjerë që të angazhohen në shuarjen të gjitha vatrave të luftërave ku me së shumti po pësojnë fëmija dhe popullsia tjetër civile pavarësisht nga   besimet e  tyre fetare! Në Siri duhet të vendoset drejtësia dhe Sirija të kthehet në vetëqeverisjen e vet  sirianëve!

Kujtime nga mikpritja që na bëri Abdylatif Arnauti në Damask, ministër i Arsimit në Siri

Me referencën e Prof. Bujar Hoxhës, që ishte Këshilltar i Enver Hoxhës  për Çështjen e Kosovës, në takimin ton në  Ankara të Turqisë në majin e vitit 1982, kur shkova për në Damask, u takuam me  Abdyl Latif Arrnautin. U takuam në Hotelin ku isha vendosur në Damask së bashku me Faton Topallin. Zotëri Abdyl Latif Arrnauti edhe pse ishte në Siri prej kohësh nuk i kishte harrua traditat e mikpritjes shqiptare. Ai na morri nga Hoteli ku ishim dhe na beri mikpritje në shtëpinë e vet ku u njoftuam edhe me familjen e tij. Ai kishte një vajze dhe një djalë në moshën e studimeve. Nuk dinin shumë shqip por nga sjelljet tejete fisnike shihej se ishin rritur dhe ishin edukuar shqip! Zotëri Abdyl Latif Arrnauti pastaj na takoi edhe me shqiptar tjerë qe jetonin në Damask me te cilët biseduam për hallet e Shqipërisë të copëtuar. Ne kishim par shumë gjurmë lufte qytetare në qytetin Hamë dhe kur u interesuam mbi atë që pamë, Zotëri Abdyl Latif Arrnauti na njoftoi se aty ishte zhvilluar një lufte mes te krishterëve dhe myslimanëve para do kohe. Sirija po kullonte gjak edhe në kohen e babës se  Diktatorit Asaad, por bota bënte veshin e shurdhur! Shumë interesim kishte për shitjen e armëve dhe për blerjen e naftës por pak interesim kishte për vuajtjet e këtij populli!

Tani vazhdimisht para syve me rri pyetja se çfarë ka ndodhur me  Zotëri Abdyl Latif Arrnauti dhe me fëmijët e ti dhe me gjithë ata shqiptar që na shtruan sofrën e bukës në mes të Damaskut sikur të ishim në mes të Kosovës! Do t´a përfundoja këtë shkrim timin me apel që shqiptaret kudo që janë dhe kudo që shkojnë  të mbesin shqiptarë.  Nga atje të sjellin vetëm  mësimet e mira dhe kurrë mos të sjellin mësimet e këqija!

Sepse FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …