leoni

AAK nesër diskuton në mbledhje të Kryesisë, paralajmërimin e Kurtit për heqjen e taksës

AAK: Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka pasur pjesë të propozimeve në mbledhjen e kryesisë edhe organizimin e protestave për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike. “Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset. Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike”, thuhet në njoftim. Në këtë mbledhje ata janë pajtuar që të lobojnë për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, që kushdo që dëshiron të dhurojë mjete financiare për zhvillimin e Ushtrisë. Të martën Qeveria njoftoi se ka vendosur të ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët biznesorë dhe ata shtëpiakë me konsum deri në 600 Kilovat.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje nga OVL-UÇK: Protestë gjithëshqiptare në Tiranë kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë thirrje publike për …