Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Doktrina e re e politikaneve “miqësia”, “Zajednica” dhe betejat me shtatore…

Demokracia në Kosovë është “lëkurëhollë”, dhe përpëlitet  nga rreziku  i shembjes, nëse të zgjedhurit vazhdojnë edhe më tutje të shpresojnë se zgjedhjet janë trampolinë për të “shëruar” apetitet grabitçare,

Nuk është aspak e çuditshme, qe elektorati nuk vërejti përmirësimin e jetës, përjetuan rëndë uzurpimet pronësore, jashtë ligjore dhe mos veprimin e ligjit,  njerëzit vriteshin dhe vriten për grabitje pronash, pra në Kosovë nuk ka sundim të ligjit “në emër të popullit”, dhe për këtë nuk shqetësohen shkelësit e ligjit, “notojnë” matrapazët.

Zgjedhjet nuk do të ishin festive pa militantë, ata që vrapojnë ditë e natë për interesa të partisë, bile ata angazhohen ngase e dinë që për shërbimin e ofruar do të përfitojnë diçka, mund të ndodhë edhe ndonjë vend pune në administratë. E keqja ne Kosove ka hyrë thellë, maten vetëm përfitimet që sjellë pushteti jo edhe përgjegjësitë, nëse nuk plotësohen premtimet,  edhe pse praktika ka treguar se afërsia me “te fuqishmit”, është lakmi, ngase “te fuqishëm” ishin ata që përfituan nga pushteti, ata të cilët “mjelën” fondet publike pa ndonjë vështirësi.

A është AKS “Zajednica” model i “Republika Serpska” ?

Projekti i Zajednices ishte model i sprovuar ne Bosnje e Hercegovine, fatkeqesia e ketij te Kosoves eshte se koalicioni politik shqiptaro-serbe qe udheheqe vendin eshte krijuar  ne dem te shqiptareve duke e instrumentalizuar policine. Thaci e Mustafa ishin binomi qe me politika te demshme dhe destruktive e quan vendin “përpak” ne lufte civile per t’ia dhuruar vendin Serbise. Policia e Kosovës duhet të kuptoje se Kushtetuta dhe ligjet e saj janë prioritet, dhe te mos behet loder ne duar te piromaneve….

Si erdhi deri tek krijimi i këtij entiteti politik brenda shtetit të Bosnje Hercegovinës, respektivisht si u krijua Republika Srpska?

Fillimisht serbët e Bosnjës krijuan Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) më 36 prill të vitit 1991, i cili përbëhej nga 14 komuna me shumicë serbe. AKS kishte edhe këshillin me përfaqësues nga secila komunë. Ndërsa në muajin shtator të po atij viti serbët shpallën rajonet autonome brenda Bosnje Hercegovinës, a nuk është model i ngjashëm me këtë model që po servohet në Kosovë?

Beteja e politikanëve me shtatore…

Keni pare kudo shtatore ne Kosovë, pushke, shpata, dhe fare pak pllaka të betejave qe deshmojne per ushtri te organizuar. Shumë kenge, recitime aq shume komandanteve, dhe ne kete ambient rriten dhe edukohen femijte. Nuk ke se paku nje pllake ne bar qe rrefen per historine e njerezve te ditur, si Gazmend Zajmi, Muslim Mulliqi, Dervish Rozhaja, Anton Çeta, Xheladin Deda, Ali Sokoli, Suade Mekuli…etj. Fatkeqesisht nuk takohesh me shtatore femijsh te buzeqeshur rreth arsimtareve te tyre, eshte nje garim shtatoresh, megallomani e logjikes komuniste. Ç’eshte edhe me keq edhe ne Amerike ne objektet fetare te shqiptareve takon heronje me kuaj te harlisur dhe shpata per prerje kokash, qe eshte kunder doktrines fetare per paqe. Ku shkon shtatorja e bemiresise universale Nena Terezes perballe shpates se heroit kombetare Skenderbeut, cili eshte mesazhi qe perqon!? Do t’ishte e arsyeshme qe shtatorja te paraqitete heroin si diplomat, per cka edhe veçohej… Ne perfundimisht jemi te kompleksuar per vepra te medha ushtarakesh dhe pune te vogla dijetaresh. A mundet femiu te gjeje se paku nje shtatore permes se ciles i thurret elozhe dashurise , artit dhe shkences.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …