leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Liria ta fitojë lirinë!

Liria të fitojë lirinë!

Lufta duhet të luftohej…, me më shumë guxim

Derisa liria të fitojë lirinë!

për të “njerëzitë u flijuan”,

shumë Hero…shumë;

 

– Demokracia është keqkuptuar;

rrugët janë mbushur me turma..

Korrupsioni shkoi lart, është shfrenuar;

…ngritet si një ashensorë;

 

Jeta e njeriut të varfër është si një milingonë;

Të varfërit bëhen më të varfër çdo ditë

pushtetarët më të pasur…,

të pasur në çdo formë

 

Korrupsioni është majur…

…tundon botën…,

nuk ka më drejtësi

vendi po stagnon

 

…kombi nuk ka zhvillim, as përparim…

Cili lider mbolli këtë rrënjë?

Zemra e Njeriut të zakonshëm, përballet me… jetën…

kërcënim në çdo çast……

 

Padallueshëm ende, gjithnjë;

Mitingje masive slogane, vetëm psalje.

Korrupsioni ka veshë

… dhe shumë maska;

… ai ngrohet me para të pista;

 

Të gjithë këtë e pranojnë dhe askush nuk pyet:

Pse barra në shpinën e tjetrit-shtohet…

…si detyrë e përditshme?

Korrupsioni është rritje’çmimi-;

 

– Pushtetarët luajnë lojë me zare,

Ndajnë tregjet ;

Taksat rriten, vigan në madhësi;

Turp! Një taksë-paguesi fëmiu i humb

 

Korrupsioni shkoi lart, është shfrenuar;

Punë nuk ka,

qytetarët shajnë e ofashajnë

…një biletë autobusi

…qon në rrugë pa kthim…

 

Hyçmetlinjt bëjnë zhurmë, bërtasin:

Lufta për të frenuar korrupsionin po “bëhet”;

sikurse njerëzit që qëmtojnë misrin,

Ndërsa duajt në shtëpitë e fukarenjëve, të pasurit zbukurojnë

…e të rinjtë, të rinjët, të mirë kanë lindur;

 

(Për shkruarjen e kësaj poezie jam inspiruar nga një bisedë telefonike me mikun dhe poetin e pathyeshëm të ribashkimit kombëtarë, Zeqir Gërvallën)

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës ka emërtuar pullën postare me portretet e heronjve ë kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies

Mehmet Bislimi: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

 (në 35 vjetorin e rënies së tyre heroike) Sa herë që vjen nëntori, malli më …