Agim Vuniqi: Republika e Kosovës është realitet

 


Lajmi i fundit që erdhi nga tejoqeani, pikërisht nga Amerika për ftesën zyrtare të presidentit Bush për zyrtarët më të lartë të vendit: presidentin Sejdiu, kryeminstrin Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Hyseni është vërtet inkurajues dhe shumë domethënës, është një pranim i hapur dhe përkrahje zyrtare e administratës amerikane dhe e vet presidentit Bush për Republikën e Kosovës, është edhe shumë më tepër pozicionim i qartë se statusi i tashëm i Kosovës është nën ombrellën amerikane të interesave të saja gjeo-strategjike.

Debatet e stërzgjatura dhe shterpe nuk avancojnë vetëdijen shtetëformuese, përkundrazi e deformojnë. Çështja e debatit të hapur shpesherë shoqërohet me një dozë të tepruar nervoze, pse të tjerët nuk mendojnë si unë, madje shkojnë aq larg duke bërë prognoza të paqëlluara, apo edhe nëse kanë qenë të sakta nuk kanë ndonjë peshë të theksuar, ngase duhet veçuar rolin e kretaorit në politikë dhe atij që analizon akcionet politike, ngaqë përgjegjësia nuk është e njejtë, ai që bënë analizë mund t’ia qëlloj, mbase edhe jo dhe, për këtë as nuk gradohet por as nuk dënohet, tjetër gjë është detyra e pjesëmarrësit të drejptëdrejtë në marrjen e vendimeve, ngase gabimet janë me pasoja të paparashikuara.
Kritika kosnstruktive është baza e demokracisë, ajo jo vetëm që mbron sistemin por edhe avancon atë, mund të ndodhë shpesh të jetë e paqëlluar, por përfundimisht arrin qëllimin ngase lanson një mendim tjetërfare nga ai zyrtar. Kultura politike pra pasurohet me mendime edhe pse diametralisht të kundërta me politikën zyrtare, bile për asgjë sfidon atë të bëjë korrekcione, nëse konsiderohen se janë të vlefshme. Tjetër gjë është debati brenda institucionit dhe ai brenda edhe kuvendit, aty hapësira është më delikate, bile edhe e mbyllur brenda kornizës ligjore, pra edhe detyra e zyrtarit ëështë më e përgjegjëshme.
Nuk mund të ketë institucione stabile nëse nuk ka lojalitet ndaj vendimeve të qeverisë, të cilat aprovohen më parë në Kuvend. Deri në aprovimin e ligjeve ka hapësirë për kundërthënje të ndërsjellta, por me aprovimin e tyre mbyllen fjalët, ngase ligji është ai që përmbyllë fushën e debatit. Ngjarja e fundme në Kuvend, e cila përfundoj me shkarkimin e një zyrtari, nuk do të ishte aq e vlefshme të shënohet, po mos të ishin sjelljet e papëlqyeshme të protagonistëve që mbanin pozita shumë të rëndësishme: ministër dhe zëvendësministër. Partitë politike më në fund kuptuan se nuk mund të ndërhyjnë në punën e institucioneve shtetërore, ngase politika partiake përfundon atëherë kur bëhet zgjedhja e institucioneve përfaqësuese që zbatojnë politikën zyrtare të shtetit, jo atë partiake.
Kushtetuta dhe ligjet që dalin nga ajo rregullon marrëdhënjet parti-qeveri, që është arritur me procesin e votimit. Patjetër duhet dalluar edhe relacionin deputet dhe zyrtar ekzekutues, dmth., ministër, zëvendësministër apo nivel edhe më i ultë, ata nuk kanë të drejtë të konfrontohen publikisht, por as të sulmohen verbalisht, në mënyrë shumë fyese ndaj ekzekutivit të vendit, aq më keqë të përdoret fjalori fyes, për këtë mund të pasojë edhe ndëshkimi ligjor.
Shembull konkret për këtë është përvoja amerikane kur një kongresmen është të dënuar me tetë vjet burgim për shkak të keqpërdorimit të pozitës, por edhe fyerjeve publike që ai ia kë bë qeverisë amrikane, gjykatësi me atë rast është shprehur hapur, duke dhënë sqarim të mjaftueshëm: edhe përkundër kontributit të dhënë dhe shumë të çmueshëm në kongres, nuk u jep juve të drejtën që të fyeni institucionet legale të sistemit-qeverinë (është kjo formë e lirë e interpretimit, por që nuk ndërron substancën e përmbajtjes). Ky ishte një moment i zbehtë që pasqyroi legjislativin e Kosovës, por që u tejkalua shumë shpejtë me ndërhyrjen e vet kryetarit të vendit, i cili tregoj një sens të padiskutueshëm politik, duke përkrahur vendimin e qeverisë, si vendim që ka mbështetje në kushtetutë, gjë që meriton edhe admirim. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm për t’ua bërë me dije të gjtithë atyre që mendonin se partia është ajo që merr vendimet, ka qene ky njëri ndër keqinterpretimet më të theksuara në përbërjen e kaluar të qeverisjes, që fatmirësisht është përmirësuar në përbërjen e re.
Stabiliteti institucional është alfa dhe omega e çdo shoqërie të organizuar, pra edhe tejkalimi dhe zbutja e problemeve është shumë domethënëse.
Lajmi i fundit që erdhi nga tejoqeani, pikërisht nga Amerika për ftesën zyrtare të presidentt Bush për zyrtarët më të lartë të vendit: presidentin Sejdiu, kryeminstrin Thaçi dhe ministrin e punëve të jashtme Hyseni është vërtet inkurajues dhe shumë domethënës, është një pranim i hapur dhe përkrahje zyrtare e administratës amerikane dhe e vet presidentit Bush për Republikën e Kosovës, është edhe shumë më tepër pozicionim i qartë se statusi i tashëm i Kosovës është nën ombrellën amerikane të interesave të saja gjeo-strategjike.
Kjo pamëdyshje do të finalizohet edhe me pranimin më të përshpejtuar të relaitetit të ri nga shumë shtete që republikën e Kosovës e shihnin me një dozë skepticizmi. Ftesa erdhi menjëherë pas Konferencës së donatorëvë që i akorduan Kosovës 1.2 miliardë dollarë ndihma, ky moment do të ndikoj pozitivisht edhe për pranimin e Kosovës në institucionet financiare si në FMN dhe Bankën Botërore, për dhënjen e kredive në t’ardhmen, por edhe në ngritjen e kapaciteteve të saja investive.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …