Limak Kosovo
Fillimi / Opinione / Agim Vuniqi: Rikujtim: Lajmi senzacional në “Guardian” dhe heshtja e liderëve të Kosovës solli Gjykatën Speciale!
Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Rikujtim: Lajmi senzacional në “Guardian” dhe heshtja e liderëve të Kosovës solli Gjykatën Speciale!

Dick Marty dhe Serbia portretizojnë Drakullën

Kosova sa herë që reflekton paqe, atakohet më së shumti nga Serbia. Si duket Serbia e cila ka investuar shumë në prishjen e imazhit të Kosovës, ka tronditur opinionin evropian përmes Dick Marty-t, për të zhvendosur lajmet e mira për zgjedhje të qeta, që vinin nga Kosova , dhe për një pjesëmarrje të konsiderushme të serbëve në to. A është ky skenar shumanshëm i qëllimshëm, apo vetëm një parapërgatitje për të shfajësuar KE-në dhe diplomatët evropianë për dështimet e njëpasnjëshme në Kosovë mbetet të shihet, por edhe simulimi për kinse ndërtimin e institucioneve të qëndrusheme shtetërore është vetëm dëshirë, a nuk ishte kështu paraljmërimi i bujshëm për formimin e agjensisë së intelegjencës, e cila as që përmendet në krahasim me SHIK-un e paraluftës, që e tregonte fuqinë verpuese përmes Kadri Veselit, i cili mundohej ta bindëtë opinionin se ka “blerë” informacione shumë të rëndësishme nga DB-ja serbe, bile ai së paku duhet ta dinte sa e ka rrjetin e fuqishëm të informatorëve në Kosovë, Serbia, duke realizuar këmbimin e informatave edhe përmes bizneseve profitabile me shqiptaro-kosovarët me kollare. Duhet pranuar që ky montim i përrallës ballkanike, nga gazetarët avanturierë është shumë i dëmshëm për Kosovën, edhe për faktin se legjenda për Drakullën nga Transilvania po tentohet të bartet në Kosovë dhe në Shqipëri. Ky skandal që u lansua në “The Guardian” po merr premisa trishtuese, ngase si lajm senzacional po bartet në tërë shtypin botëror, dhe është shumë vështirë të demantohet me një reagim qeveritar.

Lexuesi i painformuar mund edhe t’u besoj shkarravinave gazetareske, por ai kur lidhet me një gjykim të paqartë që po mbahet në Prishtinë kundër një klinike profesionalisht shumë prestigjioze “Medicus” po bënë edhe shtrembërimin e fakteve dhe të mitit Translevinian duke i dhënë nuancë shqiptare. Vet fakti që shqiptarët u shliruan nga dogma komuniste, dhe tash e tutje do të udhëtojnë pa viza, apo lajmi për zgjedhjet e matura dhe të ekuilibruara në Kosovë, edhepse me vërejtje të qarta për shkelje në dy-tre komuna, si duket ka shqetësuar shumë Serbinë dhe diplomatët e paguar për të krijuar skandale. Nuk është e rastësishme edhe vendi nga lansohen shigjetat, ngase Zvicra ka pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërshtetërore me ish Jugosllavinë (Serbinë), qysh nga marrëveshja e hershme për shkëmbim kuadrosh nga koha e Nikolla Pashiqit, për nder të cilit më 1939 është vendosur pllaka përkujtimore në Zurich, duke mos harruar pa përmendur edhe skandalin me sigurime shëndetësore-faturat e fryera të shkaktuar nga mjeku serb Dr. RajkoMedenica, që pat futur dy vendet mike dukshëm në ftohjen e marrëdhënieve të atëhershme ndërshtetërore në mes të Beogradit dhe të Bernit zyrtar, kur pala ish jugosllave kërkonte ekstradimin e Medenicës në Beograd.

Medeomos duhet përmendur edhe faktin se diaspora serbe e ndihmuar nga shteti serb ka bërë propagandë të vazhdueshme kundër Kosovës, jo vetëm përmes botimeve të shumta propagandistike, e financuar me miliona franka zvicerane, por edhe në regrutimin e kuadrove zvicerane me disponim kundër të huajve, për shkak të politikave të mëhershme liberale të shtetit zviceran, tash shumë më radikale. Nuk mund të hedhen poshtë edhe të dhënat me të cilat ka disponuar z. Marthy nga evidencat e shumta të azilkëkuesve shqiptarë, të cilët kanë mundur të implikohen pa vetëdije në rrjetën e marimangës, duke krijuar ngjarje imagjinative për të rregulluar statusin për qëndrim në Zvicër, apo joshja për një jetë më të mirë ua ka hapur rrugën edhe shumë avoketërve vendorë, për të shfrytëzuar tragjedinë shqiptare për pasurim. Patjetër duhet përmendur edhe faktin se biznesmenët e emigracionit kosovar kanë hyrë në aranzhmane të ndryshme profitabile duke ndihmuar pa vetëdije Serbinë në kohën kur ajo i ishte ekspozuar sankcioneve ekonomike, mu atëherë kanë lindur shumë avio-kompani kosovare me mentorë serb, edhe JAT-i përfitonte nga “milingonat” shqiptare. Nuk ishin të rastësishme as takimet e nëntokës shqiptare të biznesit me politikanët serb…

A kujtoni se institucionet Zvicerane kanë ndejur duarkryq dhe nuk kanë përcjellur aktivitetin e emigracionit shqiptarë, që nga qelizat e para të ndërtimit, pastaj mendoni se nuk disponojnë me dosje të “majme” për aktivitetin politiko-patriotik, të qeveriatërve të sotëm, azilkërkues të deridjeshëm në Zvicer. Aty u zhvilluan të gjitha grupacionet politike, u tubuan shumë mjete financare në fondet “humanitare” popullore. Përveq kontributit të gjithanshëm të qytetarëve kosovarë për të ndërtuar shtetin zviceran me djersë, nuk mbet pa u zgjëruar as rrjeti i narko-mafisë shqiptare, i dilerëve të shumtë, por edhe i shumë të këqijave dhe të mirave tjera që bart cdo “emigrant “azilkëkrues. Aty u tubuan vrasësit dhe viktimat, janë të panumërta shënimet dhe dosjet që janë përcjellur përmes intervistave të panumërta të aq shumë qytetarë nga ish-Jugosllavia, i cili shtet u shkatrrua përnjëherë nga zullumi, hilet, dhe politika shfarosëse e “gospodarëve” të krimit, të njohur për verimtari diversive dhe terroriste të mëhershme, ndërkombëtare, që nga formimi i “Dorës së zezë”, e cila sfidoj sigurinë botërore, duke shkaktuar Luftën e Parë Botërore, me aktin terrorist të atentatit mbi perandorin austro-hungarez Franc Ferdinandin.

Njeriu nuk mund të hesht para një denoncimi të paturpshëm të Dick Marty-t, aq më tepër kur ai mundohet që “të vërtetën” e tij t’ua shes evropianëve, ngase nuk është pa pasoja konstatimi se “një rrjet i krimit të organizuar është angazhuar në trafikun e paligjshëm, duke përfshirë edhe trafikimin e organeve të brendëshme, ishte i kontrolluar nga “grupi i Drenicës.” Grupi përfshinte të gjitha figurat e shquara të guerilës të shqiptare të Kosovës, ishte lakuar edhe këshilltari për mjekësi i kryeministrit në largim Shaip Muja si anëtar i grupit. Muja i kishte mohuar akuzat.

Raporti përshkruan se Grupi i Drenicës kishte evoluar nga një njësi guerile në një grup të “sipërmarrësve penal” të përfshirë në ndalime të paligjshëme, në torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë dhe njerëz të tjerë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet jugosllave dhe kundërshtarët politik në Shqipëri gjatë shkallëzimit të konfliktit në 1998 dhe 1999. Krejt ky arsenal akuzash lakohej shumë shpesh në shtypin ditor të Kosovës, në mënyrë të përgjithësuar, duke drejtuar gishtin tregues në drejtim të SHIK-ut vend e pavend, nuk lënë pa përmenduar tëra këto marifete me radhë edhe nga ulëset e Kuvendit, duke ia adresuar opinonit CD-të, që më vonë tronditën opinionin me intervistën në qendër të Prishtinës të dëshmitarit kryesor Nazim Bllacës, i cili vet kishte pranuar shumë krime, a nuk u përmend se ai ka lëvizur lirshëm në relacionin Beograd – Prishtinë(!?), një figurë e “rëndësishme” e SHIK-ut; as sot nuk dihet kush ishin akterë të njëmendë të tij, nuk dihet struktura organizative, zyrtarët, financimi… e shumë gjëra të tjera të cila u “ruajtën” me besnikëri nga opinioni, jo që mbetëm eksiq me aq, por u tha se secila parti disponon me nga një shërbim sekret, e tash kur u ndërtua shteti mbetëm pa hiq.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është emëruar si “bosi” i grupit të Drenicës. Por ai për kishte hyrë “borxh’ në ngritjen e tij për të pasur miratimin e siguruar politik dhe diplomatik nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore, si partner i preferuar në projektin e jashëtm të politikës së tyre në Kosovë.” Raporti përmend se inteligjenca shqiptare dhe zyrtarët e ushtrisë kanë marrë pjesë në marrjen në pyetje të njerëzve të ndaluar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri; cka është pritur të bënin ata kur Serbia zbatonte projektin famëkeq të “tokës së djegur”.

Autoritetet shqiptare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me hetimet e BE-së për krimet e luftës dhe abuzime të tjera të cilat dyshohet se u zhvilluan në Shqipëri, ngase Shqipëria nuk ishte pjesë e konfliktit, pse pra pretendohej që ajo të implikohet qëllimsëh (të përmendet) në një luftë shfarosëse të ushtrisë dhe paramilitarëve serb kundër civilëve shqiptarë dhe mbrojtësve të pragut të derës, që me një emërues të tillë të përbashkët i quante luftarët e lirisë, shtypi amerikan. Përpjekja për të lidhur rastin në adresë të rastit të fundit duke kryer transplantim “të paligjshëm” (ende nuk ka vendosur gjyqi në ligjshmërinë-paligjshmërinë e tij) në klinikën Medicus në Prishtinë nuk është një episod i izoluar, por i qëllimshëm. Raportuesi përpiqet që përmes klinikës të paragjykoj dhe të ndërtojë aktakuzën kundër udhëheqësve të caktuar të UÇK-së, duke pretenduar të hedhë topin në ngjarjet e mëhershme, për të treguar se koha e trafikimit ka ekzistuar edhe më herët, para rastit të Medicusit. Krejt ky ishte një skenar i përgatitur dhe menduar mirë që kishte si qëllim njollosjen e udhëheqësve të UÇK-së, në të cilët kishte besim të pakontestuar populli, më heret.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Coka: Mendo e vepro shqip!

Lutfi Coka: Ju na sollët lirinë, ne ju shkruajmë Historinë

Kosovë me rrenjё prej guri Nё Pashtrik  rёndё flamuri. Presim trimat legjendarё N’histori ju kem ...