Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Gjenocidi serb, shekullor, i pandërprerë ndaj popullatës civile shqiptare…

Në mbrojtje, të Republikës dhe simbolit, kombëtar shqiptarë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

A duhet, arsyeja më trishtuese, të jetë shkak për unitet dhe bashkim?

Sigurisht që jo!

Të mos përsëritemi, me shkrime të njëjta, po të veprojmë bashkë.

Nga Akademia e shkencave dhe arteve, subjektet politike, presidenca, parlamenti, qeveria, institucionet universitare, institucionet kulturore artistike, federatat sportive, shoqëria civile dhe të gjitha shoqatat , nga të gjthaa trojet shqiptare.

Kujtoni dëshmorët e lirisë, kujtoni fëmijët tanë të masakruar dhe të djegur për së gjalli, kujtoni nënat dhe motrat tona të dhunuara dhe kujtoni, eksodin e vitit 1999….

Kujtoni dhe mos harroni!

Dihet shumë mirë, çfarë ndodhë, në një vend me ata njerëz, që harrojnë të kaluarën.

Nuk duhet, shkencë dhe filozofi, duhet bashkim dhe unifikim.

Të mos harrojmë!

Gjenocidi serb ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës është shekullor, i pandërprerë, i organizuar, orkestruar dhe i drejtuar, nga strukturat më të larta shtetërore serbe dhe jugosllave.

“Gjenocidi është mohim, i të drejtës për ekzistencë njerëzore, sikurse vrasjet që janë mohim i të drejtës për jetë të qenieve njerëzore individuale”

Bashkimi sjellë fuqinë, fuqia sjellë lirinë, liria sjellë demokracinë.

 

 

Petrit Dibrani: Mos ngarendni, shaka pa kripë është të mendohet se, zj. Vjosa Osmani, do zgjidhet Presidente…

 

 

“Dëshirat”, shakat pa kripë e njerëzve të, ngrefosur dhe kapardisur, atyre që mendojnë se po parashikojnë, duke mos e ditur se po gabojnë, s’po kanë kufi…..

Shaka pa kripë dhe më shumë se budallallëk, vetëm të mendohet teoritikishtë, e lëre më të realizohet praktikisht, zgjedhja e zj. Vjosa Osmani Presidente të Republikës!

Opinioni i gjërë, jo vetëm në Kosovë, është i informuar për lirimin nga detyrat zyrtare nga LDK-ës për zj. Vjosa Osmani.

Me sa d’i unë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Mos hezitoni, mendoni dhe ëndërroni, për pozita!

Ç’ka do bënit tjetër, nëse do i’u vijë dita…..

Unë s’po mundem, as me mendu e lëre më, me parashiku, se po besoj ju keni me e

zbulu!!!!

Parashikime dhe zbulime, në këtë kohë pandemie, po ngarendni kush më i pari me zbulu, se kështu po mendoni ndoshta edhe vota me fitu.

Kosova dhe qytetarët e saj, të tronditur nga publikimi i aktakuzave!

Zyra e Prokurorit të Specializuar, bëri publike aktakuzat për Presidentin z. Hashim Thaçi dhe ish Kryeparlamentarin, deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarin e PDK-ës z. Kadri Veseli.

Ju vraponi, parashikoni dhe zbuloni, ndoshta edhe votat do i siguroni që zj. Vjosa Osmani për Presidente ta votoni…..

 

 

Petrit Dibrani: Zajednica dhe demarkacioni nuk janë fjalë shqipe….

 

Nga shkrimet, e drejta dhe të qarta shqipe, kuptohet mendimi, dhe bashkrendohet qëllimi!

Kur shkruajmë, shqip dhe kuptueshëm, ne shqiptarët kuptohemi dhe nuk marrohemi!

ZAJEDNICA, shqip – Asociacion, bashkimi i komunave.

DEMARKACIONI, shqip – Vija e kufirit midis dy shteteve.

Me këto dy fjalë të huaja, që po përdoren, duke kritikuar Presidentin, nëse mendojmë se po fitojmë, e kemi gabim, se nuk është koha për kritika, po për bashkim!

Në, gjendjen e re të krijuar, në Republikën tonë, t’iu gëzohemi fatkeqësive të bartësve, të institucioneve, është më shumë se marrëzi, budallallëk….

Në, gjendjen që jemi tani, jo vetëm si Kosovë, në veqanti, po si shqiptarë ne përgjithësi, na duhet më shumë se kurrë më parë, mbrojtje dhe përkrahje, të simbolit Kombëtar shqiptarë UÇK-ës dhe shtetit të Kosovës.

Nëse mendojmë, se duke përdorur fjalët e huaja, në fjalorin tonë shqip, jemi kinse më të civilizuar, e kemi gabim se veq kemi humbur dhe asgjë s’kemi fituar.

Për ta poseduar, folur apo shkruar, një gjuhë të huaj, duhet t’mos gabojmë në gjuhën amtare, në të folur dhe në të shkruar!

Po besoj, se e keni kuptuar!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …