Recak

Ahmet Qeriqi: 23-vjet më parë, Masakra që serbët kryen në Reçak, zgjoi nga gjumi ndërgjegjen e vrarë të Evropës

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

23 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin filluar sulmin e përgatitur kohë më parë kundër banorëve të Reçakut dhe Togës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhej në pozicion përballë forcave serbe.  Rreth orës 6.30 minuta forcat kriminale, të pajisura me  artileri të rëndë kishin filluar të hidhnin granata mbi Reçakun prej vendeve ku ishin pozicionuar shumë kohë më parë:  “Te Pishat”, “Gështenjat” mbi Shtime, te “Rrasa e Çallakut” dhe te  “Kodra” përmbi Reçak.

Fillimisht, sulmi i furishëm ishte ndërmarrë në drejtim të  Pikës së  UÇK-së, ku ndodheshin ushtarët e Togës së Reçakut, ku gjatë luftimeve bien shumica e luftëtarëve.

Pasi kishin hedhur granata në çdo lagje dhe pothuajse në çdo shtëpi, forcat kriminale serbe ishin futur në fshat dhe kishin  filluar bastisjet nëpër të gjitha  shtëpitë. Në ato çaste një pjesë e madhe e fshatarëve kishin filluar të tërhiqeshin në drejtim të maleve, meqë gjatë granatimit nuk kishin lëvizur nga vendi. Kriminelët serbë, në mesin e tyre edhe serbë të Shtimes e fshatrave përreth, kishin arrestuar të gjithë banorët që nuk kishin arritur të largoheshin me kohë dhe i kishin grumbulluar në disa shtëpi të fshatit.

Në përpjekje për ta mbrojtur popullatën e rrezikuar në mënyrë fatale nga barbarët serbë kanë rënë dëshmorë: Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit,  Mehmet Mustafa,  Shaqir Berisha,  Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë  edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare.  Janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami.

Më 19 janar, në mbrojtje të kufomave të të masakruarve në Reçak, ka rënë dëshmor edhe Komandanti i Brigadës 161, Ahmet Kaçiku.  Prej 15 janarit deri më 20 janar në Reçak janë plagosur ushtarët e UÇK-së: Afet Bilalli, Ramadan Hysenaj, Njazi Mujota, Shaban Ndrecaj, Zaim Jakupi, Afrim Syla, Luan Salihu, Adem Musliu, Xhevat Çarri, Zymer Lubovci dhe Xhevdet Sejdiu.

Masakrimi i popullatës civile nga kriminelët serbë.

 

Më 15 Janar 1999, forcat ushtarake e policore serbe pasi kishin zënë dhe i kishin arrestuar banorët e fshatit kishin filluar edhe likuidimin dhe masakrimin mizor të tyre.  Atë ditë në Reçak barbaroidët serbë  vranë dhe masakruan barbarisht këta 45 shqiptarë të paarmatosur: Lutë Asllani, Banush Azemi, Ragip Bajrami, Halim Beqiri, Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skënder Halili, Haqif Hysena, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Mehë Ismajli, Muhamet Ismaji, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salih Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshahe Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani Ahmet Smajli, Sheremet Syla, Shyqëri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymeri.

 

Ndërkohë, paasi kishte konstatuar dhe kishte parë të masakruarit, ambasadori, Viliam Voker lajmëron botën se në Reçak ishte kryer një masakër barbare, një krim kundër njerëzimit

 

Shefi i misionit Verifikues ndërkombëtar, z. William Wallker, pasi kishte parë të masakruarit në Reçak kishte deklaruar publikisht për mediet e botës: “Në Reçak është kryer një masakër. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve, kanë vrarë këta njerëz, që mua më duken bujq, punëtorë, fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu. T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them, kishte thënë z.Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë:“ Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit… kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.

 

Këta janë kapitujt e parë të Sagës së Reçakut të sagës së vuajtjeve njerëzore, të shkatërrimit barbar të jetës së tyre nga  ushtarët e policët kriminelë serbë, të cilët kishin marrë urdhër nga kreu i Shtetit në Beograd, që Reçakun ta ndëshkonin dhe shqiptarëve t iu jepnin një mësim, për gjunjëzim pa kusht. Mirëpo nuk ndodhi ashtu sikur kishte prognozuar makineria barbare e kriminale serbe.  Masakra në Reçak ia çori edhe një pjesë maskës edhe ashtu të çjerrë të Milosheviqit dhe regjimit të tij i cili ende kishte përkrahjen e shumicës së shteteve të Evropës e botës, përveç Amerikës dhe Anglisë.

Reçaku, kujtimi, liria, pavarësia…

 

Banorët liridashës të Reçakut, ishin përballur me lubinë serbe edhe më parë. Ata e dinin mirë se pjella e tmerrit sodomist njerëzor kishte kryer masakra të tilla edhe në shumë vende të Kosovës. Të mobilizuar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, reçakasit, 23-vjet më parë “bënë gajret”, varrosen dëshmorët e martirët dhe as u dorëzuan, as u gjunjëzuan, as i humbën shpresat, as u kthyen prapa në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ata, me kohë e kishin kuptuar se vendi do liri dhe liria do heronj sepse ajo  nuk vjen pa gjak. Andaj, morën forcë dhe jo vetëm që nuk ndaluan por rinia trime e heroike e këtij fshati u mobilizua dhe mori pjesë edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

 15 Janari i vitit 1999, doemos se na sjellë në kujtesë dhembjen e heroizmin për Reçakun, reçakasit, për Prekazin, Mejen, Therandën, Likoshanin e Çirezin, Pustenikun e Abrinë, Çikatovën e Izbicën, Krushën…, na sjellë në kujtesë katrahurën e mbijetuar njerëzore përzier me terrin e tymit të temjanit sllav, serb e rus, që sado në fije të holla ende mundohet të shpërndahet në nën qiellin tonë. Zërat që vinë nga  “shpirtrat e  vdekur e të fantaksur ” të nëntokës mitologjike sllave, ende thërrasin e brohorasin për t’ u rikthyer në vendet e krimeve, ende të parët e fesë së tyre çirren e përmirren nga gojët, duke derdhur mllef, urrejtje, sodomi, barbari, të llojit e të sojit të tyre gjenetik, gjithnjë antihuman, gjithnjë të orientuar kundër jetës, lirisë dhe barazisë së njerëzve, vetëm për shkak se këta nuk janë si ata, nuk duan të jenë si ata, sepse në gjenet e tyre  në gjenet e shqiptarëve dashurohet jeta, njerëzia mirësia, toleranca dhe e hyjnorja.

Reçaku sot, në këtë ditë dimri zbardhet si zog feniksi, me plot dinjitet e krenari, me kujtim e mos-harrim për  më të dashurit, me besë-betimin e ruajtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të lirisë e pavarësisë, pa çka se kriminelët nuk janë dënuar, nuk e kanë marrë dënimin dhe nuk janë penduar për krimet, nuk kanë kërkuar falje dhe nuk do të kërkojnë kurrë, sepse ëndrra dhe aspirata e tyre për gjak, për krim, për dhunë, është pjesë e ADN-së së tyre të gjakosur, që ka masakruar jo vetëm në Kosovë po kudo, në Ballkan, në Kroaci, në Bosnje në Hercegovinë… Andaj ajo ëndërr e njerëzve të tmerrit sërish është  pretendon të kthehet në vendin e krimit, sepse ende nuk e ka marrë dënimin e merituar, Ëndrra e tyre është bota e tyre e pështirosur, është Sodoma e Serbia të dyja bashkë, të lidhura përjetësisht në barbari, dhunë e mizori.

Asnjë prej kriminelëve serbë, që kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut nuk është përgjigjur për këto vepra barbare,  që ata kanë kryer kundër shqiptarëve të paarmatosur, ndërkohë që Qeveria e Kosovës, disa vite  më parë  për hir të marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, pse jo edhe detyrimisht,  ka amnistuar të gjithë kriminelët serbë, që kanë kryer krime jo vetëm në Reçak, po kudo në Kosovë.

Ashtu si gjithnjë,  edhe sot në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut, dy krerët më të lartë të Serbisë millosheviqiane Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq kanë bërë me dije se kurrë nuk do t’ iu kërkoj falje shqiptarëve për vrasjen dhe masakrat,  sepse sipas tyre masakra e Reçakut paska qenë improvizim i UÇK-së dhe i ish ambasadorit, Viliam Voker. Por tërë bota përparimtare e di se kriminelët serbë kanë kryer krime kundër njerëzimit,me permasa gjenocidi,  në Reçak, Meje, Abri, Lybeniq, Krushë, në Therandë dhe në qindra vendbanime të tjera të Kosovës. Ata nuk janë ndëshkuar për krimet që kanë kryer. Një pjesë e tyre janë amnistuar, një pjesë tjetër shëtit lirshëm nëpër qytetet e Kosovës, por edhe nëpër qendrat e ndryshme të Evropës, meqë BE-ja i ka hequr Serbisë vizat, por nuk ia ka hequr shqiptarëve të Kosovës. Gjykata Speciale  ka prangosur kreun e luftës së UÇK-së kërkon të shpallë fajtorë dhe të dënojë luftëtarët e lirisë së Kosovës, për shkak se kanë ndaluar kriminelët serbë, apo ndonjë bashkëpunëtor të tyre. Prej vitit 2008 e deri tani EULEX-i ka arrestuar e ka dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe asnjë kriminel serb. Tani, ka filluar të veprojë Gjykata Speciale kundër UÇK-së, mbase edhe për faktin se Serbia mohon kategorikisht krimet në Kosovë, për të cilat fajëson NATO-n dhe UÇK-në.

Reçaku dhe vend-masakrat e shumta në Kosovë janë tokat tona të lara me gjak që nuk falen, që nuk mund të dalin në pazarin e politik-bërjes, në Bruksel dhe askund tjetër në botë, sepse nuk do të lejojmë, sepse nuk mund të lejojmë në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim që të na përsëritet historia. Uniteti që u tregua nga institucionet e Kosovës, lidhur me moslejimin e mbajtjes së Referendumit të Serbisë në Kosovë dhe u përkrah unanimisht nga të gjitha partitë politike, nga tërë një popull liridashës, tregon më së miri gatishmërinë gjithë popullore në mbrojtje të lirisë  dhe pavarësisë së vendit.

Kur njerëzit bashkohen të pamundurat  i bëjnë të mundshme. Kjo ka ndodhur dhe do të ndodh, kurdoherë kur e kërkon nevoja dhe momenti, për të ruajtur të paprekura vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare, vlerat njerëzore të tyre  që  na përkrahën dhe do të na përkrahin, po të jemi unikë dhe po të përçojmë mesazhe paqeje, por edhe  mesazhe  barazie, drejtësie, nderimi e respekti të ndërsjellë.

Të gjitha rrugët e Kosovës sot çojnë në Reçak, sepse Reçaku sot nuk ka vaj e gjëmë, por ka krenari e dinjitet, ka mikpritje e solidaritet, ka   nder, besë, trimëri e mbi të gjitha lavdi deri në përjetësi.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …