Ahmet Qeriqi: Forcat serbe po bëjnë përpjekje të pareshtura për të depërtuar në Rrafshnaltë. Në lagjen e Bytyçve, bie heroikisht Mehdi Bytyqi komandant toge dhe plagoset për vdekje ushtari, Sylejman Bytyçi. E premte 16 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe po bëjnë përpjekje të pareshtura për të depërtuar në Rrafshnaltë. Në lagjen e Bytyçve, bie heroikisht Mehdi Bytyqi komandant toge dhe plagoset për vdekje ushtari, Sylejman Bytyçi. E premte 16 prill, 1999

Pasi kemi ngrënë bukë në tendë, ku edhe e kemi kaluar natën, unë dhe Neziri nisemi në drejtim të Rrafshnaltës.

Sot duket një ditë e mirë. Në kohën kur keni depërtuar në Kleçkë, kemi hetuar se luftime të ashpra po zhvilloheshin sidomos  në Lagjen e Bytyçve dhe në hyrje të fshatit Terpezë.

Luftimet janë intensifikuar rreth mesditës, ndërsa forcat serbe po bëjnë përpjekje të depërtojnë në drejtim të pozicioneve të UÇK-së. Breshëria e granatave ka përshkuar edhe Rrafshnaltën sidomos Fshatin e Ri dhe Berishën. Për shkaqe sigurie kemi mënjanuar rrugën dhe kemi depërtuar nga ana lindore e Fshatit të Ri në drejtim të Grykës së Gashit e prej andej kemi shkuar në tendë, në Rrezen e Baliqit.

Pasi kemi depërtuar në tendë mësojmë se në luftime kanë rënë dy dëshmorë, Togëkomandanti, në pikën e Lagjes së Bytyçve, Mehdi Bytyçi, ndërsa ushtari Sylejman Bytyçi ka marrë plagë tejet të rënda. Po të njëjtat burime nga terreni bëjnë të ditur se edhe në radhët e policisë dhe ushtrisë serbe ka pasur të vrarë dhe të plagosur.

Në mbrëmje luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në drejtim të grykave të Nekocit dhe të Kizharekës. Intensiteti i luftimeve është përshkallëzuar edhe në drejtim të fshatrave të tjera të Rrafshnaltës deri në Shalë e Krojmir nga ana lindore dhe deri në Bllacë nga ana perëndimore.

Pasi e kemi transmetuar emisionin, kemi depërtuar te tenda ku është vendosur familja e Rizah Berishës. Atje kemi ngrënë bukë dhe më pas kemi tërhequr edhe disa rroba nga shtëpia seli dhe përfundimisht jemi vendosur në tendë. Derisa po depërtonoin në tendë kemi vërejtur një kolonë masive të të dëbuarve e cila shtrihej prej Komaranit deri në Balincë.

Pasi është errësuar ka filluar një shtrëngatë e vërtetë me shi. Era e shkundërmuar me vrushkuj shiu po e atakon  tendën.

Të lodhur dhe të dërrmuar nga hapërimi i pandalshëm gjatë tërë ditës kemi rënë për të pushuar. Kam hyrë në shatorin e vogël dhe pas një gjumi të  shkurtër jam zgjuar. Kam ndier një etje të pazakontë. Si duket enën  e plastikës për ujë e kemi harruar në seli. Nuk gjej asnjë pikë ujë dhe nisem në drejtim ku më kanë thënë se është një krua. Bie shi i imët dhe unë mundohem ta gjej burimin por nuk e gjej dot. I etur tejmase kthehem në tendë. I tregon Nezirit se nuk e kam gjetur burimin dhe ai pa pritur ngrihet e pas pak shkojmë te vendi ku ditë më parë Martin Çuni dhe Fatmir Dugolli e kanë pastruar një pus, cili është mbushur me ujë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një rrugëtim i gjatë nëpër shi (E premte 23 prill 1999)

Ahmet Qeriqi: Një rrugëtim i gjatë nëpër shi (E premte 23 prill 1999)

Gjatë tërë natës dhe paradite ka rënë shi pa ndërprerë. Binte sikur me rrëshek. Frushkujt …