Ahmeti: Qeveria e Kosovës deri më sot i ka të mbledhura në banka qendrore nga ATK-ja dhe Doganat, e të pashpenzuara

Ahmeti: Qarkullimi i madh i makinave po e ndotë ajrin, zgjidhja e vetme është pagesa e rrugës në pjesët e populluara

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje rreth çështjes së hyrjes me pagesë në Prishtinë. Këtë sqarim aie bëri përmes rrjetit social, ku tha se duke filluar nga dhjetori qytetarët do të fillojnë të përballen me ndotjen e ajrit. “Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe besoj se maskat e COVID-it do të na ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve respiratorë, e të cilat do të ishin edhe më të rrezikshme në kohë të pandemisë”, ka shkruar Ahmeti. E së dyti, ai thotë se edhe qarkullimi i madh i makinave po e ndotë ajrin, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e takses për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje”, ka shkruar Ahmeti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …