AKB: Rritja e pagës minimale ruan fuqinë punëtore dhe rrit ekonominë e Kosovës  

AKB: Rritja e pagës minimale ruan fuqinë punëtore dhe rrit ekonominë e Kosovës  

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur konferencë me temën: “Paga minimale dhe efekti i saj në ekonominë e Kosovës ku të pranishëm ishin përfaqësues, punëdhënës, punëmarrës, ekspert të fushave ekonomike dhe përfaqësues të mediave.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini  tha se paga minimale në Kosovë është me e vogla në Ballkanin Perëndimor dhe si e tillë ajo duhet të lëvizë drejt rritjes. „Të gjithë parametrat tregojnë që paga minimale duhet të rritet. Në Kosovë janë të kategorizuar punëtorët që marrin paga minimale 130 dhe 170. Ne e vlerësojmë se paga minimale dhe rritja e saj në Kosovë nëse bëhet vetëm 250 euro efekti në ekonomi do të jetë 180 milionë euro. Nëse këto para futën në qarkullim  më shumë se 35 milionë do t’i kthehen shtetit. Për fat të keq janë disa kategori dhe biznese që bazë e kanë pagën minimale, AKB, vlerëson se duhet te ruhen aktivitetet ekonomike por edhe fuqia punëtore me page te dinjitetshëm , për këtë e kemi ngrit zërin vazhdimisht edhe ne KES.  Vetëm disa ditë më herët siç kemi parë mbi 200 mijë punëtorë kërkojnë viza pune për të dal jashtë vendit dhe nëse kjo ndote ndodh pa fuqi punëtorë pa taksapagues e konsumatorë dhe votues tha Shahini.

Prof. Dr. Musa Limani, tha se krahas pagës minimale, në Kosovë është edhe papunësia e madhe, për të cilën thotë se shifrat e papunësisë nuk janë reale, ndonëse ato i jep ASK-ja. Ai thotë se mbi 40 për qind ka një papunësi të fshehtë. “Si burim për buxhetin familjar pjesa dërmuese është paga dhe marrëdhënia e punës. Paga paraqet një burim kryesor dhe niveli i saj bazohet në forcat prodhuese. Kah zhvillimi i nivelit Ekonomik Kosova hyn në vendet më të pazhvilluara në Evropë. Paga përcaktohet nga niveli i zhvillimit ekonomik dhe niveli i çmimeve. Fuqia blerëse tek ne në Kosovë është jashtëzakonisht e vogël”, tha Limani.. Unë mendoj se është shumë më e lartë. Unë mendoj se është mbi 40 për qind. Kemi një papunësi latente(të fshehtë).“Paga minimale për mua me të vërtetë është e pajustifikueshme.

  1. Jakup Bellaqa, eksperti i Ekonomisë  e vlerëson si të domosdoshme rritjen e pagës minimale. Ai thotë se me rritjen e pagës minimale rritet edhe standardi jetësor.“ Me rritjen e pagës minimale e rritin fuqinë blerëse dhe e ruajnë fuqinë punëtore. Paga minimale nënkupton minimumin jetik e minimal jetësorë. Paga minimale duhet të rritet se me pagën minimale rritet standardi jetësor. Një nga kriteret pse duhet të rritet paga minimale është edhe rritja ekonomike, dhe ne rritjen ekonomike rritet paga minimale. Paga minimale duhet të jetë sipas rajonit.
  1. Jusuf Azemi, përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat,  ka hedhur dyshime se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPK) bashkë me Qeverinë po bëjnë lojëra në prapavijë. “BSPK-ja ka një komision i cili bënë pjesë në këshillin ekonomiko social. Në këtë komision që është në Qeverinë e Kosovës janë njerëz jo profesionist. Janë njerëz të cilët nëse i pyet çka është paga minimale nuk e din. Ne e kemi njoftuar opinionin se çdo vendim i marrë nuk është valid. Kam një dyshim se BSPK bashkë me Qeverinë po bëjnë lojëra në prapavijë.
  1. Alush Sejdiu, Ish-nënkryetari i BSPK-së  tha se ndoshta me veprimet qe po i bënë Qeveria më mirë do ishte të mos hynte në këtë mes fare”, ka thënë se paga nën 400 euro nuk e zgjedh dot problemin në Kosovë. “Përcaktimi për pagën minimale sipas moshës është bërë me një udhëzim administrativ nga Qeveria dhe kështu ka mbet prej vitit 2012. Qysh në vitin 2017 e kemi shfuqizuar këtë vendim. Kemi 4 kritere që nëse bazohemi në to paga minimale del 600-700euro. Mendimi im është se paga nën 400 euro nuk e zgjedh problem”, tha Sejdiu.

Znj. Lumnije Ajdini,  Drejtore Menaxhuese e AKB-së  njëherit Anëtare e Këshillit Ekonomik Social- KES tha se Komisioni profesional për paga, çmime dhe pensione  në bazë të nenit 57, Ligjit të Punës dhe UA 09/2017 kanë prezantuar  raportin e detajuar lidhur me rritjen e pagës minimale,  ku nga Anëtarët e KES-it patë konsensus që paga minimale të rritet në 264 € bruto  dhe është votuar nga përfaqësuesit e AKB-së, OEK dhe përfaqësuesve të Qeverisë ndërsa të të vetmit që nuk e kanë votuar  pagën minimale në mbledhjen e fundit të Këshillit Ekonomik Social të mbajtur me date 09 mars 2022 ishin  përfaqësuesit e sindikatave nga BSPK-ja”.

Ndërsa ekonomisti Mustafë Kardija shtoj se kanë qenë shumë të zëshëm që paga minimale të jetë 350 ero.“ Unë vazhdimisht kam mbrojt pagën minimale 350 euro sepse me 350 euro është minimumin” Kostoja e jetës të secilit qytetar të vendit pavarësisht a është i punësuar apo jo është përkeqësuar sidomos nga dz tronditjet që i ka mare vendi atë të Pandemisë dhe të krizës globale të krijuar nga lufta e fundit në mes Rusisë dhe Ukrainës e që Qeveria e vendit edhe në këtë moment nuk ka strategji se si ti qaset një situate të tillë.

  1. Hajrush Shoshi, afarist nga sektori i ndërtimtarisë tha se neve paga minimale nuk na prek se ne kemi problem me fuqi punëtore përshkak situatës dhe gjendjes ekonomike në Kosovë. Ne e mbështesim rritjen e pagës minimale sepse me rritjen e pagës minimale rritet edhe sektori privat dhe ekonomia e Kosovës.

Zyra per media – AKB

Tel/Fax 038 221 044

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Kjo ditë është një rast i mirë për të reflektuar mbi rëndësinë e lirisë së …