AKK publikon Studimin mbi “Nevojat emergjente dhe ndikimin socio-ekonomik të Covid-19 në qeverisjen lokale në Kosovë”

AKK publikon Studimin mbi “Nevojat emergjente dhe ndikimin socio-ekonomik të Covid-19 në qeverisjen lokale”

Asociacioni i Komunave të Kosovës publikoi Studimin mbi “Nevojat emergjente dhe ndikimin socio-ekonomik të Covid-19 në qeverisjen lokale në Kosovë”. Ky studim është bërë gjatë periudhës Maj-Korrik 2020. Studimi synoi identifikimin e vështirësive të hasura nga komunat gjatë përhapjes së pandemisë COVID-19, masave të marra nga këto të fundit për të menaxhuar këtë situatë, bashkëpunimin me nivelin qendror dhe AKK-në, si dhe nevojat emergjente të komunave për të tejkaluar pasojat socio-ekonomike nga përhapja e pandemisë COVID-19. Studimi i dizajnuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës u mbështet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) ndërsa është draftuar në emër të AKK-së nga UBO Consulting. Ky studim ka identifikuar dhe nxjerr në mënyrë të veçantë nevojat emergjente të komunave për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar nga COVID-19

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …