leoni

Alban Bardhyli: Kur gazetarët e televizionet e Bulevardit rrezikojnë sigurinë kombëtare…

Vetëm këqbërësit dhe spiunët e armikut, siç edhe mund të jenë disa gazetaruca të mediumeve të lartpërmendura mund të ndihen të frikësuar se do t’u zbulohet puna e mbrapshtë kriminale dhe antikombëtare dhe se do t’u bie toka nën këmbë! Pra, histeria e këtyre elementeve antikombëtare para fuqizimit të Institucionit të SHISH-it dëshmon shumë mirë se u shkon përshtati që të rrinë prapa grilave të burgut dhe jo me lapsin apo mikrofonin në dorë!

 

Shumë gazeta e televizione të bulevardit dolën sërish me nje “skandal” të ri kundër Shërbimit Informativ Shtetëror, në mungesë respekti total të etikës profesionale.

 

Të gjithë këto mediume joprofesionale botuan materiale rreth negociatave të supozuara midis një firme italiane dhe SHISH-it për një program përgjimi.

 

Nuk dua të hyj në temën a janë apo jo të vërteta pretendimet e mediave, nuk është puna ime dhe as arsyja e këtij shkrimi, por pikërisht dua të diskutoj mungesën e etikës së mediave në Shqipëri që botojnë materiale bulevardeske, të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar, disa për qëllime antikombëtare, disa për qëllime rajtingu.

 

Botimi i materialeve që mund të jenë konfidenciale, dekonspirimi i emrave të supozuara të punonjësve të SHISH-it pikërisht nga këto gazeta e televizione bulevardeske paraqet pa dyshim një rrezik të madh për sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar dhe, mendoj se duhen marrë masa të rrepta denuese ndaj të gjithë këtyre mediave antikombëtare.

 

Siguria kombëtare e një shteti dhe aktiviteti i shërbimit inteligjent të tij nuk është një lojë teatri që të jepet në direkt dhe të mediatizohet nëpër televizione dhe gazeta të ulëta bulevardi. Çdo dekonspirim mund të shkaktojë dëme të pakonsiderueshme për sigurinë e shtetit. Puna e çdo shërbimi inteligjent është në sigurimin e një klimati sigurie për çdo qytetar dhe pjesëtar të kombit, por ajo duhet të bëhet në mënyrë të padukshme, larg syve kurreshtare të gazetarëve të uritur për senzacion.

 

Por, duhet theksuar, qëllimi i këtyre materialeve nuk është vetëm vrapi për senzacion dhe rajting. Fushata e drejtuar kundër SHISH-it është e qëllimshme dhe e krijuar vetëm e vetëm nga armiqtë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

 

Kjo shihet kur lexohen materialet e botuara, sepse tentohet të paraqitet SHISH-i si nje “lugat” që u rrezikon qytetarëve shqiptarë privatësinë dhe sigurinë personale.

 

Kjo gjë është absolutisht fallso, sepse qytetari i rëndomtë dhe i ndershëm nuk cënohet.

 

Vetëm këqbërësit dhe spiunat e armikut, siç edhe mund të jenë disa gazetaruca të mediumeve të lartpërmendura mund të ndihen të frikësuar se do t’u zbulohet puna e mbrapshtë kriminale dhe antikombëtare dhe se do t’u bie toka nën këmbë! Pra, histeria e këtyre elementeve antikombëtare para fuqizimit të Institucionit të SHISH-it dëshmon shumë mirë se u shkon përshtati që të rrinë prapa grilave të burgut dhe jo me lapsin apo mikrofonin në dorë!

 

Tiranë, 13 korrik 2015

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …