Albert Z. ZHOLI: Intervistë me violinisten Albana Leka

Albert Z. ZHOLI: Intervistë me violinisten Albana Leka

Albert Z. ZHOLI: Intervistë me violinisten Albana Leka: -Të preferuarit e mi në muzikën klasike janë Kim Kashkashian dhe Gérard Caussé

Një artist duhet vlerësohet shumë shpirtërisht dhe materialisht

 Arti nuk vlerësohet sa duhet tek ne

 Në TOB koncertet dhe shfaqjet (opera, balete të ndryshme), kanë  madhështinë e tyre

Ka një paraqitje të veçantë që tërheq vëmendjen e kujtdo në rrugë. Krenare, e dashuruar me librin, me karakter të fortë, gjithmonë e sheh në kërkim të të rejave në profesion. E lidhur qysh në fëmijëri me violinën ajo tashmë në repertorin e saj ka me qindra pjesë në formacione të ndryshme okestrale ku veçohen ato me formacionn e TOB dhe ‘Top Channel’.

-Si lindi dëshira për të marë në duar violinën, kush ishte shtysa, apo kush ju zbuloi si talent?

-Ishin prindërit e mi, që më shtynë për të studiuar violinë, se në moshën 6-vjeçare s’ia kisha idenë se ç’më pëlqente.

-Kush ishte dita e parë që morët në duar dhe luajtët një pjesë me violinë,çfarë pjese luajtët?

-Njihesh njëherë me instrumentin, më pas vendosen duart në hark

dhe në violinë, që ne e quajmë impostim. Kur bashkohen të dyja bashkë, atëherë mund të luash në instrument. Pjesa ime e parë, ka qenë koncerti për violinë “Rieding”.

-Kush kanë qenë mësuesit tuaj. Si ju kanë ndihmuar ata në këtë rrugëtim kaq specific?

-Deri në klasë të 8-të, kam studiuar violinë me mësues Ardian Canin, më pas në shkollë të mesme kalova në instrumentin e violës (pak më e madhe se violina si format dhe me tingull ndryshe nga ajo) dhe kam studiuar me mësuese Jeta Leka….Këto vite i kam mbaruar në shkollën e muzikës “Onufri” në Elbasan. Ndërsa studimet e larta i kam kryer me profesor Arjan Paço në Akademinë e Arteve të Bukura.

(gjej rastin t’i përshëndes të tre).

Cili ka qenë koncerti juaj i parë, me cilin formacion orkstral muzikor dhe ku është zhvilluar?

-Koncertet kanë qenë të shumta, por ai që dua të veçoj është

koncerti ku mora pjesë si soliste, me kolegen time Ariola Garo pjesë e orkestrës së “RTSh”, me të cilën interpretuam “Simfonia Concertante” Mozart, në bashkëpunim me formacionin e kësaj orkestre.

-Keni qenë pjesë e formacionit orkestral të  ‘Top Channel’,si u bëtë pjesë e

tij, me konkurs apo me lidhje miqësore?

-Ishte rastësi…mora vesh që kërkohej një violinist për këtë formacion, kontaktova me shokun tim të klasës, kitaristin Arian Gjici, (pjesë e atij formacioni) dhe kështu u bëra dhe unë pjesë e tij.

Çfarë solli te ju formacioni orkestral i ‘Top Channel’?

-Ishte një risi…ndryshe nga ajo ç’kisha luajtur deri atëherë…nga muzika klasike hyra në

botën e muzikës moderne, luanim instrumentale të ndryshme, muzikë të lehtë, shoqëronim këngë të ndryshme etj….

Tashmë pjesë e formacionit orkestral të TKOB, një formacion me histori të madhe si ndiheni?Kush është e veçanta e këtij formacioni?

-Në fakt kam qenë pjesë e dy formacioneve njëkohësisht si në TKOB ashtu dhe në ‘Top Channel’. E veçanta është se, ndihesh mirë profesionalisht, e realizuar, e plotësuar,që të kanë vlejtur të gjithë vitet e mundit dhe sakrificës. Koncertet dhe shfaqjet (opera, balete të ndryshme), me madhështinë e tyre, të bëjnë të ndjehesh profesioniste e vërtetë.

-A është e vështirë sot të jetosh me këtë instrument magjik në kushtet e vendit tonë?

-Të them të drejtën po..sepse arti nuk vlerësohet sa duhet tek

ne, ndërkohë që, një artist duhet vlerësohet shumë shpirtërisht dhe materialisht.

Aktualisht në botë a janë të preferuara femrat në orkestrat me famë apo meshkujt?

-S’mendoj se janë më të preferuarat, sepse kur je profesionist, si femër si mashkull vlerësohesh, nëse ke vërtetë vlera.

-Cilët janë idhujt tuaj në këtë instrument?

-Të preferuarit e mi në muzikën klasike janë: Kim

Kashkashian dhe Gérard Caussé…ndërsa në muzikën moderne: David Garret, Ara Malikian dhe Lakatos , (i veçantë përsa i përket muzikës cigane), një nga të preferuarat e mia.

-Sa angazhim kërkon në ditë violina?

-Të arrish të bëhesh profesionist, kërkon shumë mund dhe djersë (përveç

talentit, që është pjesë e rëndësishme) dhe duhen minimalisht 3-4 orë studim në ditë. Kjo është një nga arsyet që ne kemi qenë të privuar përsa i përket argëtimit nga moshatarët tanë..(Ata luanin, ne studionim violinë )…

Je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?

-Nuk jam penduar asnjëherë që kam zgjedhur këtë profesion, pasi unë dhe violina jemi 1 (një).Ajo do më shoqërojë deri në fund të jetès, sepse është një nga dashuritë më të mëdha për mua.

Kur je ndjerë më keq në këtë rrugëtim?

-S’di të jem ndjerë keq ndonjëherë. Vetëm momente të bukura kam

pasur, sepse kur diçka e bën me pasion, përkushtim dhe dashuri,…je e realizuar shpirtërisht dhe profesionalisht..

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …