Margarita Xhepa

Albert Z. ZHOLI: Margarita Xhepa një shekull në skenën e shpirtit shqiptar

Njëzet e një intervista, njëzet e një dritare,
Mbi jetën e artistes së madhe shqiptare,
Dhe prapë mbetet deti i kujtimeve pa fund,
Se arti i Margaritës nuk matet me askënd.

Në skenë si mbretëreshë, në jetë e thjeshtë grua,
Me zërin që drithwron aty ku zemra më   prek mua,
Ajo i dha teatrit shpirtin e saj të artë,
Dhe çdo rol e ngriti në një piedestal të lartë.

Sa nëna, sa gra, sa fate ka jetuar,
Sa lot e sa buzëqeshje publikut i ka dhuruar,
Një jetë e tërë në shërbim të bukurisë njerëzore,
Një yll që s’u zbeh kurrë në qiellin skenor.

Breza aktorësh mësuan nga urtësia e saj,
Nga përkushtimi fisnik që nuk njeh kurrë skaj,
Sepse Margarita nuk luante thjesht një rol,
Ajo bëhej vetë jeta, vetë dhimbja, vetë dielli në oborr.

Në historinë e artit emri i saj rri lart,
Si një monument kulture, si një flamur i artë,
Dhe sa të ketë teatër, skenë, duartrokitje e dritë,
Margarita Xhepa do të mbetet përjetësisht.

Nderim për aktoren që u bë vetë epokë,
Që me talent e dinjitet lartësoi këtë tokë,
Dhe në çdo intervistë, në çdo kujtim që mbetet,
Shqipëria sheh Margaritën dhe te Margarita veten.

(Kjo poezi zuri  çmim të   parë në  konkursin mbarë   shqiptar mes 102 poetëve organizuar nga Jehona Shqiptare)

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Z. Arifi: Enciklopedia Shqiptare nuk mund të shkruhet mbi “harresën” selektive

Dy akademitë shqiptare kanë marrë përsipër hartimin e Enciklopedisë Shqiptare, një vepër që duhet të …