Albert Zholi: Cota Luna, sozia e Claudia Cardinal fiton çmimet: “ Pricesha Lambale” dhe “Shtriga më e bukur”

Albert Zholi: Cota Luna, sozia e Claudia Cardinal fiton çmimet: “ Pricesha Lambale” dhe “Shtriga më e bukur”

Sukseset e shqiptares, Cota Luna, sozia e artistes italiane, Claudia Cardinale për çdo vit arrijnë majat. E ftuar në shumë kompeticione filmash, apo pasarela modeash, Cota me pamjen e saj elegante, me fytyrën që shpreh vetëm mirësi, me kurajën për të ecur përpara jashtë Atdheut të saj, ajo po tregon cilësitë më të mira dhe më të spikatura të femrës shqiptare. Dhe pse bota e artit është shumë konkurruese dhe e pafalshme, Cota me delikatesën dhe kujdesin e saj arrin ti thyejë “Barrierat” dhe të fitojë ëpr çdo cit çmime të ndryshme që do ti kishte zili edhe artistja, modelja, më e mirë shqiptare. Së fundi ajo ishte e ftuar në qytetin e Loanos në zonën,  Liguria në Itali ku mori pjesë ën festën e Karnavaleve një aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar. Në fund të eventit Cota shqiptare fitoi titullin “PRINCESHA DI LAMBALE” e aktivitetit më të rëndësishëm.  “Në këtë pjesëmarrje isha e lumtur si shqiptare mbas titullit që fitova tek Karnavalet e Venecias”-thekson Cota Luna.

“Dita e Shtrigave”

E kështu aktivitetet rrjedhin në vazhdim me sfilatat e ndryshme dhe pjesëmarrjet në ngjarje të ndryshme, ku Cota është e ftuar si modele apo dhe si sozia e Claudia Cardinale (Klaudia Cardinales). Një ngjarje  tjeter e rëndësishme, ku Cota ishte pjesëmarrëse ishte dhe “Dita e Shtrigave” ku morën pjesë përfaqësuese nga të gjitha vendet e Europës. Ky event specifik dhe interesant zhvillohet në qytetin e bukur të Triora që idetifikohet me këtë ditë, ku në fund të eventit Cota fitoi titullin “Shtriga më e bukur”. Qyteti Triora është qyteti që indetifikohet me këtë event dhe ka vizitorë nga e gjithë bota. Ky është çmimi i 14 që Cota Luna fiton vitet e fundit, duke u bërë një ndër gratë shqiptare që ka fituar më shumë tituj jashtë Atdheut.  Fitova dhe ne diten e Shtrigave qe behet ne qytezen e 1000 vjecare qe istoria e kesaj qyteze vizitohet ne kete dt te dites se Shtrigave erdhen nga gjith Europa edhe ketu fitova Shtriga me e bukur

Retrospektivë

Ishte 27 korrik 1997 kur ajo u largua në ditët më të vështira nga Shqipëria. Vendosi të largohej drejt Italisë. Ishte në momentet e mjerimit. Familja e saj duhej të mbijetonte. Në Shqipëria papunësia ishte e madhe. Kështu me disa mikesha të saj siguroi lekët dhe me gomone në mënyrë klandestine shkoi në Itali. Konkretisht në Bari. Ikja me gomone ishte një aventurë e pamendueshme. Në vend ta bënte një burrë e bëra ajo. Në vitin 2011, rastësisht u takua me znj. Miranda Giuffre,  Sozinë zyrtare të Liz Taylor e cila ishte në Sanremo. Ajo ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivalit më të mirë në botë atë të Sanremos. Një mbrëmje teksa dilte nga Festivali po binte shi, znj. Miranda Giuffre ishte e papërgatitur për këtë situatë. “U ndodha afër saj me çadër dhe i ofroj ndihmë. Ajo e pranoi me dëshirë ndihmën”-thotë Cota. Ajo e çoi deri tek hoteli ku kishte pronontuar. Kur do ndaheshin ajo e shikonte me vëmendje të madhe. Shikimi i saj shprehte habi. Pastaj me zë të plotë i thotë se ti i ngjan shumë artistes tonë të madhe Claudia Cardinale (Klaudia). Luna shtangu! Nuk e besoi! Kur do largohej znj. Miranda Giuffre i jep numrin e telefonit dhe e fton në Agjencinë e saj në “Fans Klab” Milano. Kështu Cotas ju hapën rrugët e artit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria fillon restaurimin e trashëgimisë kinematografike

Procesi i restaurimit të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri ka një rëndësi të madhe për ruajtjen …