Dilaver Goxhaj

Dilaver Goxhai: Ermal Panduri censuroi thëniet për Spiro Buckën, ndërsa mbylli emisionin me thëniet e tij

(Reagim në emisionin, “Të pathënat për UÇK-në”, të TV-Dukagjinit, të datës 10 tetor 2018)

Duke ndjekur emisionin e TV Dukagjinit, me titull: “Të pathënat për UCK-në”, të përgatitur prej gazetarit, Ermal Panduri, transmetuar në datën 10 tetor 2018, e cila është intervista ku kanë folur: bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit Fadil Begu, kryetari i Organizatës së Veteranëve  të  UÇK-së për Shqipërinë, Sokol Poga, Komandanti i Qendrës Stërvitore të UCK-së në Helshan, kolonel Maliq Doci, një prej furnitorëve kryesorë për formacionet e UCK-së prej Hasi në brendësi të Kosovës Qamil Cahani, dhe autori i këtij reagimi.

Mirëpo, në fund të asaj interviste, gazetari Panduri i ka bashkangjitur edhe një intervistë të  ish-oficerit nga Shqipëria, i njohur me emrin Spiro Butka, por de fakto mbiemrin e ka Bucka, i vetgraduar kolonel. Mirë ka bërë, e drejt e tij si gazetar. Por, sikundër do ta shpjegojmë më pas, kjo shtesë e tij është qëllim keqe.

Themi për Spiron “i vetgraduar”, për faktin se nuk e ka gëzuar kurrë atë gradë ushtarake sa ka qenë oficer efektiv në Ushtrinë e Shqipërisë. Kjo për arsyen e thjeshtë se, kur Spirua është liruar nga Ushtria e Shqipërisë , (në gjysmën e dytë të viteve ’70-të të shekullit XX), jo vetëm që Ushtria Shqiptare nuk kishte grada, por që të gëzoje atë gradë duhej të ishe minimalisht komandant Brigade (Regjimenti), ndërkohë që ai zotëri ka qenë shef stërvitjeje a shef operativ Brigade, që po të ishin gradat në atë kohë, do t’i takonte maksimalisht grada major, por kurrë kolonel.

Por ky zotëri, me sa po duket, e ka qejf vetgradimin, pasi edhe kur krijoi  Armatën Kombëtare Shqiptare në vitin 2003, për të cilën u fut edhe në listën e zezë të Presidentit të SHBA, Xhorxh Bush (i vjetri), edhe atëherë u vetgradua Gjeneral-Kolonel, (për t’u barazuar me Enver Hoxhën kur iu dha kjo gradë në Kongresin e Përmetit, 24 maj 1944, kur vendosi gradat), dhe  zgjodhi për pseudonim një emër e mbiemër madhështor për t’u paraqit si i lindur nga Zoti për beteja të mëdha ushtarake, Vigan Gradica. Edhe mbiemrin Gradica e ka zgjedhur për të na thënë se është Mehmet Gradica  i kohës sonë! Kjo tregon se djallëzia e tij është e pa arritshme.

Por që të mos largohemi nga tema, z. Ermal Panduri përveç që i ka censuruar thëniet tona për  “viganin” Spiro Bucka, por e mbyll qëllimisht atë intervistë me thëniet e tij. Dhe kuptohet se cili është qëllimi i këtij gazetari: që t’i paraqesë të pavlera e të paqena gjithçka folën e treguan parafolësit,  protagonistët e vërtetë të atyre ngjarjeve që ata trajtuan e folën për operacionin “Shigjeta” si dhe për çështjen e të qenit të Spiro Buckës dëshmitar prefencial i Prokurorit, Elez Blakaj.

Ç’është gjithë kjo dashuri dhe përkrahje e prokurorëve dhe e disa gazetarëve  në Kosovë ndaj një magazinieri të UÇK-së që vepronte gjatë luftës në qytetin e Kuksit dhe kurrë në Kosovë, madje i përkrahur pa rezerva edhe nga Azem Syla, e i mbështetur pas lufte edhe nga shumica e ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së?! Ku vallë flen lepuri?

Dhe ajo që është interesante në intervistën e Spiro Buckës, në këtë emision, është shprehia e tij: “Unë, po të kisha 3000 ushtarë do ta çliroja Prizrenin”. Ç’paska humbur Kosova një fat të madh!

Kjo deklaratë pompoze e Vigan Spiro Buckës tregon se, ky zotëri ose nuk ka pirë ilaqet kur ka dhënë intervistën, ose nuk e kanë çuar për ta vizituar te mjeku psikiatër. E themi këtë për vet faktin se ai bie ndesh me ato çka ka thënë në shumë shkrime të tij. Në ato shkrime, ai është deklaruar se na paska qenë emëruar nga Azem Syla zevendës Komandant i Operacionit “Shigjeta”. Madje ka deklaruar edhe tjetrën: e ka komanduar atë luftim, (le ta quajmë operacion), nga një largësi 20-30 kilometra larg, pasi, sikundër tregojnë të gjithë pjesëmarrësit në të quajturin Operacioni “Shigjeta”, ai ka qenë në një zyrë në ish-Uzinën Mekanikë të Kuksit!

Dhe kjo duhet të jetë një risi në artin ushtarak botëror dhe jo vetëm shqiptar, që ta drejtosh luftimin nga një zyrë, pa dritare dhe në një largësi të tillë, duke mos qenë nevoja ta shohësh fare as frontin e jo më vijën e parë të luftimeve.

Mirëpo, dimë që në mal të Pashtrikut dhe në Koshare u grumbulluan e u angazhuan në luftim gati 5000 ushtarë. Nëse do të pranojmë se ky zotëri ka qenë zëvendës komandant i atij operacioni të planifikuar nga Shtabi  Përgjithshëm dhe jo nga ministri Azem Syla, sikundër na e paraqet ky, në disa dokumente me nënshkrimet e Azem Sylës, si është e mundur që nuk e çliroi Prizrenin? Dhe kjo do të ketë ndodhur për faktin se kanë qenë më shumë ushtarë se sa i duheshin Spiros, ishin 5000 dhe jo 3000, prandaj nuk e ka marrë mundimin ky “trim vigan” që ta çlironte Prizrenin!

 Ngaqë kanë qenë 5000 dhe jo 3000 luftëtarë, prandaj ky zëvendës komandant operacioni nuk mundi të çlironte edhe ato 300-1000 metra të territorit të Republikës së Shqipërisë që ishin pushtuar e fortifikuar nga forcat serbe, prej Qafës së  Prushit e deri Gorozhup. E paskemi vrarë mendjen kot se pse nuk u realizua detyra për hapjen e korridorit të furnizimit si në Koshare edhe në Pashtrik, ngaqë kanë qenë më shumë se sa i nevojiteshin, Viganit Spiro Bucka. Pse nuk na e ka thënë më pare ky vigan, që mos të ishim lodhur kaq shumë.

 Dhe me këtë deklaratë mburravece të këtij “trim vigani”, gazetari Ermal  Panduri na e mbyll intervistën e “të pathënave për UCK-në”.   Turp, e faqe e zezë, kur duan të na i paraqesin si të vërteta këto broçkulla mburravece të një ish-oficeri të përjashtuar nga tre ushtri, dy shqiptare e një ndërkombëtare, si i padenjë për të qenë oficer ushtrie: nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë, nga TMK-ja dhe nga KFOR-i .

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …