Albin Kurti e Rexhep Qosja vizitojnë Adem Demaçin

Albin Kurti e Rexhep Qosja vizitojnë Adem Demaçin

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të vendit Albin Kurti së bashku me profesor Rexhep Qosjen kanë vizituar sot veprimtarin kosovar Adem Demaçin. Kurti përmes rrjetit social ka vlerësuar lart figurat e Qoses dhe Demaçit, duke thënë se qartësia dhe thellësia e mendimit dhe dijes së tyre frymëzon si ngahera, pavarësisht kohërave dhe moshës së tyre. “Sot në mëngjes ishim në vizitë te Baca Adem Demaçi me Prof. Rexhep Qosjen. Qartësia dhe thellësia e mendimit dhe dijes së tyre frymëzon si ngahera, pavarësisht kohërave tona e moshës së tyre. Baca Adem i dha pamatshëm shumë Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, sot me entuziazëm të paepur porosit: Përpara!”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Kurti e dëshmon mungesën e kulturës shtetërore

Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar …