Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku humbën jetën 10 kosovarë që po vinin nga Frankfurti drejt Prishtinës. Ai tha se me pikëllim të thellë mori lajmin për aksidentin. Kryemministri theksoi se ndonëse nuk ka konfirmime zyrtare për detajet, lutemi që të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Kurti tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po niset në Kroaci ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllvanoski Brodit tashmë është nisur ambasadori i Kosovës në Zagreb.
