Albin Kurti: Marrëveshja me LDK-në u godit rëndë, por ende mund të shmangen zgjedhjet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pësuar një goditje të rëndë, por nuk është zhvlerësuar. Kurti tha se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve, nëse arrihet votimi i kandidatit për president, Bekim Sejdiu. Sipas tij, marrëveshja përbën një arritje të dy subjekteve politike dhe mund të shërbejë si bazë për tejkalimin e krizës institucionale. “Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve e forcimin e shtetit e kanë shansin”, ka deklaruar Kurti për Ekonomia Online. Ai ka theksuar se emri i Sejdiut është kandidatura konkrete që ka dalë nga marrëveshja politike. Kurti nuk ka dhënë përgjigje nëse mund të propozohet një kandidat tjetër për president.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Durim me protestuesit, forcë ndaj gurëhedhësve e zjarrvënësve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me incidentet e dhunshme të regjistruara …