Albin Kurti

Albin Kurti: Pas përfundimit të takimit 8-orësh në Bruksel, nuk kam komunikuar më me shefin e BE-së, Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pas përfundimit të takimit tetë orësh në Bruksel, nuk ka pasur më asnjë komunikim me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në të cilin duket se është hidhëruar shumë. Në një deklarim për media, Kurti the se Borell e ka braktisur Propozimin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. I pyetur se a janë duke u përfshirë në mënyrë direkte Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut për të gjetur një zgjidhje, Albin Kurti u shpreh se po bëjnë përpjekje maksimale dhe se janë në kontakt me Brukselin. Amerika dhe sidomos ambasadori Hovenier janë shumë të përkushtuar dhe të angazhuar në dialog. Roli i ambasadorit është gjithmonë konstruktiv, pozitiv, kreativ, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …