Albin Kurti: Republika e Turqisë është partner, mik dhe aleat i madh me mbështetje të vazhdueshme që i ka dhënë dhe i jep Kosovës

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Turqinë mik dhe aleat të madh të Kosovës. “Republika e Turqisë është partner, mik dhe aleat i madh i Republikës së Kosovës, tha kryeministri Kurti, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë”, njofton Zyra e Kryeministrit. Sipas Qeverisë, Cavushoglu e theksoi para Kurtit mbështetjen e Turqisë për Kosovën në disa sfera. “Ministri Mevlut  Çavushoğlu theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai tha se Turqia e mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, theksoi se Republika e Turqisë e  ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin  dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta”, njofton ZKM.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …