leoni

Ministrja Donika Shvarc kishte urdhëruar stafin e konsullatës që ta largojë flamurin e UÇK-së nga ambientet e Konsullatës, në Nju Jork

Kryediplomatja e Kosovës kishte urdhëruar stafin e konsullatës që ta largojnë flamurin e UÇK-së nga ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. Një burim i mirinformuar brenda MPJD-së, i ka thënë gazetës Nacionale, se Gërvalla ka kërkuar largimin e këtij flamuri edhe në shtator të vitit të kaluar, kur kishte vizituar Nju Jorkun për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Por, kërkesa e kryediplomates, sipas burimit të gazetës, ishte refuzuar nga ish-konsulli i përgjithshëm i kësaj konsullate, Frymëzim Isufaj. “Gjatë qëndrimit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, një zyrtar i lartë brenda kabinetit të Gërvallës i ka kërkuar konsullit që të heq flamurin e UÇK-së nga zyra. Mirëpo, ai ka refuzuar ta heq, duke thënë se sa të është në krye të konsullatës nuk do të hiqet ai flamur“, ka thënë burimi për  Nacionalen. I njëjti burim, ka treguar se kërkesa për largimin e flamurit kishte vazhduar edhe pastaj. Sipas burimit, stafi i kryediplomates nuk ka dhënë ndonjë arsyeje se pse duhet të largohet flamuri.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …