Albin Kurti

Albin Kurti: Të mos lejojmë të na përsëritet Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në 105 vjetorin e saj. Ai  a kërkuar që të mos përsëritet një veprim i tillë, tash kur në Kosovë krerët e shtetit kanë nisur të përmendin togfjalëshin “kompromise të dhimbshme”. “Në këtë 105 vjetor të Konferencës së Londrës, është koha që ta ndryshojmë këtë tipar problematik të politikëbërjes sonë. Një politikë e vëmendshme ndaj nevojave aktuale e historike të popullit tonë, një politikë bashkëpunuese me intelektualët e moralshëm kombëtarë, që të mos përballemi në të ardhmen me vendime si ato të Konferencës së Londrës, ku vendet tona i ndajnë e i shqepin pa na marrë parasysh. Në konferencën e Londrës shqiptarët ishin të papërfaqësuar. Nga fuqitë e mëdha, Austro-Hungaria kishte shprehur interesin e saj për të mos lejuar ekspansionin serb në Adriatik, e po ashtu Italia kishte shprehur interesat e veta në bregun lindor të Adriatikut. Kjo bëri të mundur që, së paku në breg të Adriatikut e deri në luginë të Drinit të Zi, të pranohej një shtet i cunguar shqiptar. Prej kryeqyteteve të vilajeteve, këtij shteti iu kthye vetëm njëri, Shkodra, edhe ajo e cunguar prej kufijve që e shkëpusnin nga hinterlandi i vet ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …