Aleanca Kosova e Re

Aleanca Kosova e Re nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në, lajmet nëpër media janë shpifje

Aleanca Kosova e Re, përgënjeshtron edhe njëherë shpifjet nga disa mediume të caktuara lidhur me Aleancën Kosova e Re dhe kryetarin  e saj, Behxhet Pacolli dhe qaron opinionin publik se do te garojë e vetme në zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjëherë nuk do tē bëjë pazare politike në dem të qytetarëve të Kosovës. Kjo parti nuk ka zhvilluar dhe nuk do të zhvillojë asnjëherë diskutime për koalicione parazgjedhore. Çdo tendencë për prezantim ndryshe të realitetit  është shpifje dhe manipulim. Aleanca Kosova e Re, vlerëson se  lajmet e publikuara ditëve të fundit  vijnë  si rezultat i zhvillimeve të fundit politike të partisë, ku dukshëm shihet intensiteti i rritjes së interesimit qytetarë për t’ju bashkuar Aleancës Kosova e Re. Kryetari, Pacolli, disa herë e ka bërë të qartë publikisht se ka vija të kuqe bashkëpunimi me të gjitha subjektet politike, për çfarë do lloj koalicioni parazgjedhor e sidomos me partitë parlamentare të këtij mandati. AKR iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bëhen pjesë e ndryshimit të madh në këtë vend. Për zhvillim ekonomik dhe pa dhunë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …