AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kritikuar Qeverinë për mos shpenzim të buxhetit për investime kapitale

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kritikuar Qeverinë për mos shpenzim të buxhetit për investime kapitale. Kjo Aleancë ka nënvizuar se nga 900 milionë euro të planifikuara, janë shpenzuar më pak se 265 milionë prej tyre. Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerëson se investimet kapitale janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e zhvillimit ekonomik por rritja ekonomike është në rrezik pasi Qeveria ka ngadalësuar ritmin e investimeve kapitale si asnjëherë më parë. Deri më tani janë shpenzuar vetëm rreth 30 për qind të këtij buxheti, kurse kompanitë ndërtimore infrastrukturore  janë disa para falimentimit e disa tjera kanë kaluar në vendet regjionale ku po bartin makinerinë e kapitalit”, thuhet në postimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

Britania flet për të ardhmen e Kosovës në NATO, por realiteti mbetet i bllokuar nga mosnjohjet dhe hezitimi i aleatëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur nga Brukseli …