leoni

Moisiu

Alfred Mojsiu: Atëherë kur kërciste pushka Antifashiste Nacional-çlirimtare, këta pa armë futeshin vrimave

Ish kryetari i Shqipërisë, Alfred Mojsiu i quan broçkulla, përralla, lojëra fjalësh termat e sajuar nga Akademia e Shkencave për konferencën e saj mbi 75 vjetorin e Çlirimit të atdheut. Atëherë kur kërciste pushka, këta pa armë futeshin vrimave. Ose ishin bërë njësh me pushtuesit e luftonin kundër partizanëve” – thotë ish-presidenti në një intervistë për Dita. Në intervistën e tij  ish kryetari Mojsiu, shprehet i habitur  se si Akademia e Shkencave ra në një kurth të tillë në prag të festimit të 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Unë e kam konsideruar të mbyllur këtë çështje për historinë e luftës antifashiste dhe u habita kur pashë se u rihap sërish. Ju bëtë mirë si gazetë që u fokusuat në këtë temë dhe unë kam ndjekur mendimet e historianëve tanë më të mirë. Jam plotësisht dakord me mendimet e tyre për këtë çështje. E kam thënë dhe e përsëris vazhdimisht se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Lufta Antifashiste është margaritar në historinë tonë. Pa atë luftë nuk do të kishte sot Shqipëri…

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …