Pasi u larguam nga Vietnami në vitin 1973, ne menduam se e kishim mbaruar misionin tonë atje. Edhe pasi të largohemi nga Afganistani brenda këtij viti, do të shpresojmë për të njëjtën gjë. Menjëherë pas rënies së Saigonit në vitin 1975, rreth 125 mijë refugjatë vietnamezë mbërritën në Shtetet e Bashkuara, si rezultat i një evakuimi të sponsorizuar nga Uashingtoni.
Pastaj, gjatë viteve 1976-1977, ShBA-ja refuzoi të lejonte hyrjen e vietnamezëve të tjerë, përveç rasteve të bashkimit familjar. Pra, ata që morën anën e forcave amerikane dhe ata që ne besonim se po vazhdonin të vuanin. Por, nxjerrja e tyre nga Azia Juglindore nuk do të ishte aq e thjeshtë.
Në janarin e vitit 1979, korrespodenti i emisionit “60 Minuta”, Ed Bradley, i përshkroi botës gjendjen e vështirë të “njerëzve të anijes” që iknin nga Vietnami me anije të vogla të mbushura me qindra fëmijë dhe familje. Ai ishte një raportim që tronditi Shtetet e Bashkuara, duke çuar në rritjen e numrit të refugjatëve që do të zhvendosnim.
Ajo mund të jetë e vetmja shpresë edhe për refugjatët e mundshëm afganë. Njëzet vjet pas sulmeve të sponsorizuara nga talibanët kundër ShBA-së, presidenti Joe Biden ka vendosur që t’i tërheqë forcat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator. Gjatë dy dekadave të luftës, siç shkroi Eliot Cohen në “The Atlantic”, “qindra mijëra afganë, përkthyes dhe pilotë helikopterësh, mësues shkollash dhe burokratë, kanë lidhur fatin e tyre me ne, ndaj ShBA-ja u detyrohet diçka atyre”.
Në këtë pikë, mënyra e vetme që kanë afganët për të hyrë në Shtetet e Bashkuara është programi i Vizave të Emigracionit Special. Dhjetorin e vitit të kaluar, Kongresi Amerikan miratoi katër mijë viza shtesë për aplikantët nga Afganistani. Por, as kjo shtesë nuk e përballon dot fluksin e madh të kërkesave, që është mbi 17 mijë.
Nuk ka asnjë oqean përmes së cilit mund të shpëtohen refugjatët afganë. Kalimet malore në jug çojnë në Pakistan, tashmë shtëpia e gati 1.5 milion refugjatëve afganë të regjistruar. Shkretëtira në perëndim të çon në Iran, Turqi, në Ballkan dhe pastaj drejt kufijve të jashtëm të mbyllur të Bashkimit Evropian.
Afro gjashtë muaj pas raportit të Bradleyt, në korrik 1979, guvernatori Robert Ray i Ajouas, një nga mbështetësit më të mëdhenj të refugjatëve vietnamezë, ishte me zëvendëspresidentin Walter Mondale në një konferencë të posaçme në Gjenevë mbi krizën e refugjatëve në Vietnam. Në fjalën e tij Mondale i rikthehu të pranishmit 41 vjet pas në kohë, gjatë javës kur kombet ishin mbledhur për të diskutuar situatën me të cilën po përballeshin hebrenjtë në Gjermani dhe Austri. Ai u kujtoi të pranishmëve: “Në prag të asaj konference, Hitleri e sfidoi botës. Ai tha: ‘Unë vetëm mund të shpresoj që bota tjetër, e cila si një simpati të tillë të madhe për këta kriminelë, do të jetë së paku mjaftueshëm bujare për ta shndërruar simpatinë në ndihmë praktike’. Secili prej nesh ka dëgjuar një argument të ngjashëm në lidhje me gjendjen e refugjatëve në Indokinë”.
Në vitin 1938, bota dështoi që ta përballonte atë sfidë. Në vitin 1979, Mondale njoftoi se ShBA-ja do të priste një shtesë prej 168 mijë refugjatësh të tjerë vietnamezë vitin e ardhshëm. “Le të mos jemi si të tjerët. Le të heqim dorë nga ajo trashëgimi e turpshme. Le të shkojmë përtej metaforës dhe të nderojmë parimet morale që trashëgojmë. Le të bëjmë diçka kuptimplote – diçka të thellë – për të ndalur këtë mjerim. Ne përballemi me një problem botëror. Le të krijojmë një zgjidhje botërore. Historia nuk do të na e falë nëse dështojmë. Historia nuk do të na e harrojë nëse kemi sukses”, tha Mondale. Dhe administrata aktuale e Bidenit duhet t’i ketë parasysh këto fjalë. (Burimi: “The Hill” Në shqip përkthyer e publikuar nga: Bota.al)