Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: A po ec Kurti në fërkemet e Thaçit, në politikë?

“Unë po kaloj, e nëse bie në mina, ju vazhdoni mbi fërkemin tim” – Hashim Thaçi.

Vexhiu, në pjesën e gjashtë të rrëfimit(të postuar më herët), tregoi se si së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e dhjetëra ushtarë tjerë, arritën që përkundër shumë peripecive nëpër bjeshkët e Pashtrikut, t’i afrohen kufirit, i cili konsiderohej të ishte i minuar në çdo shteg. “U afruam rreth 70 metra larg kufirit dhe u ulëm të gjithë grumbull ashtu të mërdhezur në borë. Pashë Boksierin (Bashkim Shala) dhe u befasova me gjendjen e tij. Atij i kishte ngrirë gjaku në këmbë dhe nuk i rridhte më, por ishte bërë dyll i verdhë dhe nuk e dija se edhe sa mund të zgjaste qëndresa e tij.” – vazhdon rrëfimin e tij Vexhiu.

Ai më pas tregon se si ishin ulur mbi shtresat e borës “kat më kat” kishin qëndruar 10 minuta, kur paprimtas dëgjon zërin e Lulit (Kadri Veseli), duke thirrur Hashim Thaçin: “Mos, mos ecë më andej se është e minuar.” Vexhiu tregon se si Thaçi jo vetëm që nuk u ndal, por vazhdoi të ecë edhe më shpejtë me atë hapin e tij të madh karakteristik. “Unë po kaloj, e nëse bie në mina, ju vazhdoni mbi fërkemin tim.” – i kishte thënë Thaçi.

“Ne të gjithë mbetëm të shtangur, të habitur e më së shumti frikën për fatin e një drejtuesi të një ushtrie të re e ndjenë Luli e Boksieri. Kur ai kaloi distancën që mendohej se kishte kaluar zonën e minuar, u shtri në borë dhe me një ndjenjë krenarie, ai bërtiti: ” Ia hodhëm Serbisë edhe kësaj here. Shpëtuam, veç të keni kujdes dhe të ndiqni hapin tim”. Neve të tjerëve na mblodhi Luli duke na porositur që një nga një nëpër gjurmët e Hashimit të ecnim. ‘Mos u ngutni, por as mos u frikësoni.’ – na tha ai. Kaluam të gjithë (25 ushtarë) dhe tani shpresa na ishte ringjallur, pasiqë në as 100 metra tutje kishim stanin e Vlahnës. Pasi arritëm atje, njëri nga ushtarakët kërkoi ndihmë nga baza e Cahanit nëpërmjet radiolidhjes. Aty pashë ushtarët me gjymtyrë të ngrira e veçanërisht në gjendje më të rëndë ishte Boksieri. Pas tre orësh, arritën ndihmat e para nga baza e Cahanit.

Njëri nga ata që erdhën na tha se duhet të niseshim për shkak se qëndrimi në këto kushte e bënte më të vështirë mbijetesën. Me sa më kujtohet ishte mjek ushtarak. Morëm rrugën për rrëzë Pashtrikut në teposhtëzën e tij, fuqia kishte arritur të na lëshonte, këmbët nuk e kuptonim se a ishin tonat apo jo. Në Cahan na pritën xhipat e UÇK-së. Luli porositi që ushtarët e identifikuar nga mjeku të dërgohen në spitalin ushtarak të Tiranës. ….!

E vërtetë se Albin Kurti asokohe nuk ka mundur të ec fërkemëve të Thaçit, porse në politikë e qeverisje mundet, dhe gjykuar nga fillimi i qeverisjes po. Edhe sa i përket politikës në raport me dialogun Kosovë Serbi, ka ndryshuar qasje dhe do eci fërkemëve të Thaçit dhe idesë së tij për lëvizje të lehtë të kufirit. Ai i ka ikur idesë së Kosovacentrizmit të cilën e mbante sa ishte në opozitë.

Po del se kundërshtimi ndaj asaj ideje nga Kurti, asokohe ishte vetëm nga arsyeja se pse nuk ishte ai protagonisti e jo diçka tjetër.

Konstatimi i tillë vie si rrjedhojë se Kurti me idenë e pjesëmarrjes në zgjedhjet në Shqipëri me LVV, braktisi kauzën e Kosovacentrizmit  dhe del në rafshin tjetër politik. Hapat e tillë vërtetë na çojnë tek ideja e Thaçit për korigjim të lehtë të kufijve: “Ne jemi krejtësisht të vetëdijshëm për nevojën që stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor të ruhen me çdo çmim. Kjo është arsyeja pse ne duam të sigurojmë shtetet fqinje, shtetet anëtare të BE-së apo shtete të tjera të botës se nuk duhet të kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë nënkupton një korrigjim të kufirit. Nëse kështu do të ndodhë, Kosova dhe Serbia nuk do të jenë as të parat e as të fundit që do bëjnë korrigjim të kufirit për hir të paqes dhe t’i japin fund një konfliktit prej një shekulli”, kishte thënë Thaçi në një konferencë për media në muajin qershor të vitit 2018.

 

Vërtetë a po ec Kurti në fërkemet e Thaçit në politikë?

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …