leoni

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe diplomatja gjermane, Susane Schutz kanë reaguar ndaj ngjarjeve në pjesën veriore të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde dhe diplomatja gjermane, Susane Schutz kanë reaguar ndaj ngjarjeve në pjesën veriore të Kosovës. Ambasadori, Jorn Rohde ka shkruar se situata në veri duhet të qetësohet. “Unë i bëj thirrje të dyja palëve që të flasin me njëra-tjetrën në vend se të fajësojnë njëri-tjetrin. Mënyra më e mirë: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ambasadori Jorn Rohde. Ndërkohë, edhe diplomatja gjermane, Susane Schutz ka shkruar se duhet të ndalet çdo provokim mes kufirit Kosovë-Serbi. “Çdo provokim në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajcak, Josep Borrell”, ka shkruar diplomatja gjermane, Susane Schutz.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …