Anthony Godfrey: Intervenimi ushtarak i NATO-s i vitit 1999 kundër Serbisë, u ndërmor pas dështimit të diplomacisë

Anthony Godfrey: Intervenimi ushtarak i NATO-s i vitit 1999 kundër Serbisë, u ndërmor pas dështimit të diplomacisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthoni Godfrei, ka thënë se intervenimi ushtarak i vitit 1999 ka ardhur pasi diplomacia kishte dështuar. Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, ai ka thënë se ishte regjimi i Slobodan Milosheviqit ai që detyroi forcat aleate të bombardojnë Serbinë. “E pranoj që e kaluara jonë është plot sfida dhe e di që, për shembull, Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu keqardhje publike për viktimat civile në 1999. Unë e bëra të njëjtën gjë vetë. Por ai vendim duhej marrë atëherë, dhe Shtetet e Bashkuara e shohin atë si një ditë kur diplomacia dështoi. Ishte një vendim i detyruar, ne nuk e donim, por u detyruam ta merrnim në mënyrë që të ndalonim veprimet e kryera nga regjimi i Slobodan Milosheviqit. Unë do të bëja një dallim të qartë midis atij regjimi dhe udhëheqjes serbe tani. Unë mendoj se Serbia nuk duhet të përqendrohet aq shumë në të kaluarën dhe të jetojë me hidhërim për shkak të ngjarjeve të së kaluarës, por në të ardhmen e saj, ka thënë Godfrey.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …