Antonio Tajani, gjatë takimit me kryeministrin serb, në Beograd, tha se Kosova duhet t’i respektojë obligime që ka marrë
Il vicepremier e ministro degli Esteri, Antonio Tajani, nella conferenza stampa congiunta tenuta con il primo ministro serbo, Milos Vucevic, in occasione del Business forum Italia-Serbia a Trieste.

Antonio Tajani, gjatë takimit me kryeministrin serb, në Beograd, tha se Kosova duhet t’i respektojë obligime që ka marrë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka qëndruar për një vizitë në Beograd. Ai ka takuar kryeministrin serb dhe kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Tajani ka thënë se Kosova duhet t’i respektojë obligime te marra, duke e theksuar Asociacionin. “Sa i përket çështjes së Kosovës, ritheksoj se Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën, veçanërisht në lidhje me komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës dhe janë komunitete serbe. Pra, zotimet e marra duhet të respektohen në çdo rast”, ka deklaruar Tajani. Italia  ka qenë një prej shteteve që e ka kushtëzuar përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës me nisjen e themelimit të Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Don Agim Qerkini: Shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Famullitari katolik Don Agim Qerkini ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës nga ku ka uruar …