Aprovohet kërkesa e SHIL-UÇK-së, qeveria ndan 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës

Aprovohet kërkesa e SHIL-UÇK-së, qeveria ndan 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, e 62 me radhë, në të cilën është miratuar vendimi për ndarjen  e mjeteve financiare  për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për  protezat e Invalidëve të Luftës së UÇK-së. Me vendimin e Qeverisë së  Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e  Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen  e mjeteve financiare  në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë  e treqind  e dyzet  e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për  protezat e  Invalidëve të luftës së UÇK-së. Këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet e specifikuara me kërkesën Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe shfrytëzimi i tyre do të monitorohet nga një komision i caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …