leoni

Arben A. Morina: Është vështirë, mbase edhe fatale, të jesh mysliman në Ballka

Evropa e pranoi në radhët e veta Serbinë, shkaktarin e të gjitha tragjedive, krimeve, masakrave, sodomive, dëbimeve dhe tërë katrahurave njerëzore, që ka kryer regjimi serb në vendet e Ballkanit, sidomos prej vitit 1990 deri në qershor të vitit 1999.
Të jesh me përkatësi fetare islame në Ballkan, do të thotë të jesh i nëpërkëmbur, i keqtrajtuar, i pabarabartë dhe i diskriminuar në të gjitha segmentet e jetës qytetare. Shqiptarët me besim islam, edhe pse një komb kompakt dhe një territor krejtësisht kompakt, janë të ndarë në pesë shtete të Ballkanit. Myslimanët boshnjakë janë detyruar të bashkëjetojnë dhunshëm me serbët e kroatët, me qëllim që këta të shuhen dhe të asimilohen fetarisht.
Krahina myslimane e Sanxhakut po mbahen nën dhunë dhe represion shtetëror të Serbisë, duke dënuar për çdo ditë të rinjtë myslimanë, të akuzuar për fundamentalizëm. Përndryshe nuk do të mund të amnistoheshin krimet për 200 mijë myslimanë boshnjakë, fëmijë, gra, nuse, plaka pleq, të mitur po qe se kreu i BE-së të kishte krejt pak respekt për viktimat në radhët e myslimanëve të Bosnjës, të cilët në Srebernicë u theren mizorisht në sy dhe në duar të ushtarëve ndërkombëtarë evropianë.

Ashtu sikur shkurti i vitit 2007 që do të mbetet një damkë e turpshme për “drejtësinë” ndërkombëtare, kur gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë shpallën të pafajshme Serbinë për krimet dhe gjenocidin e kryer në Srebernicë, edhe dita e 29 prilli e vitit 2008, dita e pranimit të Serbisë në Projektin për Asocim Stabilizim të BE-së, pa i dorëzuar paraprakisht në Tribunalin e Hagës dy kryekriminelët Mlladiq dhe Karaxhiq, për kapjen dhe dënimin e të cilëve është themeluar Gjykata ndërkombëtare e Hagës, është një ditë që do të shënojë edhe një faqe të zezë të turpit për Evropën e “qytetëruar” synimet e së cilës aq bukur i kishte kuptuar dhe e kishte denoncuar poeti ynë i madh kombëtar, Gjergj Fishta një shekull më parë.
Pazari që bënë shumica e shteteve të Be-së në kurriz në 200 mijë viktimave martire të myslimanëve të Bosnjës, vërtetë se për çdo mendje të arsyeshme njerëzore, është një Pazar i satanait, është një krim i llojit të vet dhe një nëpërkëmbje krejtësisht antinjerëzore e shkeljes së gjakut të qindra mijëra viktimave që ka shkaktuar Serbia në Ballkan.
Serbia, edhe pse nuk ka bashkëpunuar me Tribunalin, edhe pse e ka injoruar këtë Tribunal që prej themelimit, u tha se bashkëpunimi ka qenë i mirë dhe korrekt. Ditëve të fundit edhe Haga u përball me gënjeshtrat e “shtrigës” së “drejtësisë”, Karla del Ponte, e cila përfundimisht zbuloi qëllimin e saj të egër antishqiptar dhe anti mysliman, duke marrë në mbrojtje kriminelët më të damkosur që ka njohur njerëzimi pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo sjellje e butë e Evropës ndaj Serbisë, me qëllim që t i përfitojë serbët për rrugën evropiane të integrimit, nuk është më pak se një hipokrizi djallëzore e krerëve aktualë të BE-së, të cilët e dinë mirëfilli qëndrimin e kreut serb, qëndrim ky që u pa më së miri në Beograd, më 20 shkurt 2008, disa ditë pasi u shpall pavarësia e Kosovës, kur u demoluan dhe u dogjën dhjetëra ambasada të shteteve të ndryshme të botës. Se çfarë orientimi evropian kanë serbët e ardhur në Ballkan nga Dnjepri e Karpatet, këtë e di Evropa, por është edhe një çështje tjetër, Evropa dëshiron sërish ta ketë Serbinë, xhandar të Ballkanit, dhe si duket këtu qëndron e fshehta e disa qarqeve evropiane antiamerikane.
Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, pa kërkuar falje për krimet monstruoze, që ka kryer kundër myslimanëve, kroatëve, shqiptarëve e sllovenëve, pa i dorëzuar kriminelët në Hagë, pa e pranuar pavarësinë e Kosovës dhe pa hequr dorë nga politika agresive hegjemoniste, në shërbim të zgjerimit të pansllavizmit sipas orekseve të Kremlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …