Brickos

Arben Emini dhe Bedri Zhegrova: Pezullojmë komunikimin zyrtar me drejtorin e përgjithshëm të IML-së

Arben Emini dhe Bedri Zhegrova: Pezullojmë komunikimin zyrtar me drejtorin e përgjithshëm të IML-së

Duke u bazuar në njoftimin e komunikatës për media të datës 18.11.2020 dhe komunikatën e përbashkët për media të datës 20.11.2020, përkundër që ne u kemi dhënë kohë dhe hapësire  nuk ka pasur reflektim nga Ministria e Drejtësisë, konkretisht nga Ministri i Drejtësisë, pavarësisht shkeljeve përmbajtjesore dhe  procedurale në këtë rregullore. Ashtu siç dihet se  Rregullorja MD-Nr-01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore është publikuar në Gazetën zyrtare me dt. 03.07.2020, nga MD në kundërshtim me Ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, madje duke mos u njoftuar  Ministria e Administratës Publike konform nenit 9 paragrafi  4.1.3, par. 5, par. 6, par. 7, par. 11, par. 12, par. 13 dhe par. 14, si dhe nenit 11 të rregullores QRK-Nr-01/2020 për Standardet e Organizimit të Brendshëm, Sistematizimin e Vendeve të punës dhe bashkëpunimin në institucionet e administratës shtetërore dhe agjencitë e pavarura.

Faktet tregojnë se nuk janë respektuar propozimet, rekomandimet e anëtarëve të grupit punues në cilësinë e  ekspertëve mjekoligjor ku janë anashkaluar dhe nuk janë njoftuar fare me procedimin e kësaj rregulloreje për aprovim, ku kjo tregon se është marrë vendim i njëanshëm duke mos i ditur fare qëllimet por duke u përfaqësuar vetëm nga Drejtori i IML-së z. Arsim Gërxhaliu, të cilin e konsiderojmë përgjegjës për krejt këtë situatë.

Duke i parë të gjitha këto zhvillime të cilat nuk gjejnë arsyeshmëri logjike dhe duke ditur se jemi shtet ligjor që respekton procedura dhe propozime profesionale, konsiderojmë se  këtu ndodh e kundërta duke mos u marrë për bazë as  faktet juridike dhe as standardet evropiane mbi të cilat parime thirren.

Andaj si  përfaqësues të Sindikatave kredibile të cilat kërkojnë drejtësi dhe ligjshmëri, ju njoftojmë se  jemi të detyruar të rrisim  masat Sindikale:

Vazhdohet me masën e deritanishme, dhe

Pezullojmë  komunikimin zyrtar me drejtorin e përgjithshëm të IML-së, për arsye se i njëjti është shkaktari kryesor për gjendjen e krijuar në IML, i cili ende vazhdon me shkelje ligjore, presion, shantazh dhe veprime të tjera në dëm të Institucionit, punëtoreve dhe më gjerë. Pezullojmë komunikimin zyrtar me përfaqësuesit e IPA-së në IML, pasi që konsiderojmë se nuk mund të vazhdohet puna mbi shkeljet e gjetura në rregulloren, MD-Nr-01/2020.

 

Me respekt !

 

 

Kryetari IML -SH SSHCK – së                                                                            NënKryetari SSH-IML –FSSHK-së

Arben Emini_____________                                                                            Bedri Zhegrova _______________

[email protected]                                                                             [email protected]

044377995                                                                                   044383281

Kontrolloni gjithashtu

Nis asfaltimi i rrugës “Behxhet Sojeva” në komunën e Ferizajt

Në rrugën “Behxhet Sojeva” në komunën e Ferizajt që bashkë me rrugën “Zenel Hajdini”, lidhin …