Arben Gashi

Arben Gashi: O konstituohet Kuvendi, o shkojmë në zgjedhje të reja

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit. Ai thotë se mesazhi i Kushtetueses është i qartë: pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar. Sipas Gashit, pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit, Kuvendi ka vetëm 12 ditë afat për ta përmbyllur këtë proces. Në të kundërtën, në bazë të Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. “Rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje”, përfundon Gashi në reagimin e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Çdo votë duhet të numërohet me kujdes dhe të respektohet vullneti i qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve, duke …