Arben Gashi

Arben Gashi: Rreziku në veri dhe përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Evropës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për rrezikun që po paraqet situata në veri të Kosovës, duke e lidhur këtë me tentativën e Rusisë për të destabilizuar Evropën. Gashi ka folur në “Politiko” për pjesëmarrjen në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, ku janë trajtuar çështje të sigurisë globale, luftës kundër terrorizmit dhe ndikimit të Kinës. Ai theksoi se një prej temave kryesore të diskutimit ishte ndikimi dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë, të cilat po vihen re gjithnjë e më shumë në Ballkan, duke përfshirë veçanërisht situatën në Kosovë dhe në veri të vendit. Delegacioni nga Kosova  në Washington është duke u angazhuar për të shfaqur dhe diskutuar problemet e Kosovës, përfshirë edhe shqetësimet lidhur me përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …