Armata Çlirimtare Popullore e Kinës dërgon trupa për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe, në Rusi

Armata Çlirimtare Popullore e Kinës dërgon trupa për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe, në Rusi

Ushtria kineze do të dërgojë trupat e saj për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe në Rusi me qëllim “të thellimit të bashkëpunimit praktik dhe miqësor”, transmeton agjencia turke,  Anadolu. Trupat e Armatës Çlirimtare Popullore do të marrin pjesë në stërvitjen strategjike, Lindje 2022, ku do të bashkohen me kolegët nga Rusia, India, Bjellorusia, Taxhikistani dhe Mongolia. “Pjesëmarrja e ushtrisë kineze në stërvitje nuk ka lidhje me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës. Stërvitja ushtarake, e cila është pjesë e planit vjetor të bashkëpunimit ushtarak Kinë-Rusi, do të mbahet nga 30 gushti deri më 5 shtator. Ministria shtoi se stërvitja ushtarake “ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit praktik dhe miqësor me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse, për të rritur nivelin e koordinimit strategjik dhe për forcimin e aftësive për të përballuar kërcënime të ndryshme të sigurisë”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …