leoni

Pjestarëve të Policisë së Kosovës më një urdhëresë u ndalohet të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve

Me datën 25.12.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur i kishin thyer automjetin e tij në parkingun e një marketi në Malishevë, dhe i kishin vjedhur para dhe gjësende të ndryshme. 

Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, me datën 07.02.2024 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin J. K., i lindur në vitin 1984 shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprën penale të raportuar. I njëjti gjithashtu ka qenë në kërkim policor si i dyshuar edhe për tetëmbëdhjetë raste të tjera të vjedhjeve të kryera në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Malishevë, dhe për t’i ikur kapjes nga policia ka përdorur identitete dhe dokumente të rreme të cilat i janë gjetur dhe sekuestruar në momentin e arrestimit. 

Veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje. 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.

Malishevë,  7 shkurt 2024

Kontrolloni gjithashtu

Tahir Ahmeti: Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues

Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues. Është ditë feste për këtë …